Flash

Tarifat e Trump ndryshuan ekuilibrat/ India, e ftuara e nderit në Samitin e Kinës

Lapsi.al 31 August 2025
Tarifat e Trump ndryshuan ekuilibrat/ India, e ftuara e nderit në Samitin e

Presidenti kinez Xi Jinping të dielën shtriu tapetin e kuq për presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin indian Narendra Modi dhe rreth 20 liderë të tjerë shtetesh që mbërritën për samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Samiti euro-aziatik politik dhe i sigurisë, i mbajtur këtë vit në Tianxhin, është një takim i krijuar për të forcuar ndikimin e Pekinit dhe për të promovuar vizionin e tij për një “rend botëror multipolar.” I ngritur në vitin 2001, ai nisi me Kinën, Rusinë dhe katër shtete të Azisë Qendrore, si një kundërpeshë ndaj aleancave perëndimore si NATO.

Sot ai numëron 10 anëtarë dhe 16 partnerë dialogu e vëzhgues.

Këtë vit, samiti do të fokusohet kryesisht te lufta tregtare e presidentit amerikan Donald Trump. Trump ka vendosur tarifa prej 50 përqind mbi mallrat indiane për shkak të blerjeve të vazhdueshme të Nju Delhit të naftës ruse. Ndërkohë Putin po përballet me sanksione të reja perëndimore të lidhura me luftën e tij të vazhdueshme në Ukrainë.

“Si dreqin e arriti Trump ta largojë aq shumë Modin, sa ky tani po merr pjesë në një samit me autokratët Xi dhe Putin?” shkroi në X Michael McFaul, studiues i lartë në Hoover dhe ish-ambasador i SHBA në Rusi. “Vetëm vitin e kaluar, Kina dhe India ishin në luftë me njëra-tjetrën!” shtoi ai.

Të dy, si Xi ashtu edhe Modi, duken të interesuar për një rivendosje të marrëdhënieve, të cilat prej kohësh kanë qenë të tensionuara nga mosbesimi dhe mosmarrëveshjet e pazgjidhura kufitare. Analistët paralajmërojnë se rreziku shkon përtej Azisë. Siç e shprehën studiuesit e Chatham House, Chietigj Bajpaee dhe Yu Jie: “Ajo që ndodh në këtë marrëdhënie ka rëndësi për pjesën tjetër të botës.”

“Nëse vendet perëndimore, veçanërisht SHBA, janë serioze për ta mbështetur Indinë si një digë kundër një Kine në rritje, ato duhet të zhvillojnë pritshmëri më realiste për atë që India mund të ofrojë,” shkruan ata në një analizë të fundit.

“India nuk do të bëhej kurrë diga kundër Kinës ashtu siç menduan Perëndimi (dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti). … Vizita e Modit në Kinë shënon një pikë potenciale kthese,” theksuan ata.

Putin do të qëndrojë në Kinë deri të mërkurën, kur Xi do të presë një paradë ushtarake për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore, pas dorëzimit formal të Japonisë. Përkrah Putinit dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në paradë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç./Politico.eu

Të këshilluara

Stuhia, ndërpriten fluturimet në Rinas

Mesditën e kësaj të shtune kryeqyteti është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dhe ndërpr...

14:32

Stuhia godet vendin, policia apel shoferëve

Nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregoj...

14:09

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI