Flash

Berisha: Daniel Shima dinte lidhjet e Gerond Meçes, u torturua me shkop bejzbolli

Lapsi.al 1 September 2025
Berisha: Daniel Shima dinte lidhjet e Gerond Meçes, u torturua me shkop

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët pasi doli nga SPAK u ndal edhe te zhdukja e ish-zëvendës Drejtorit të AKSH-it Daniel Shima për rreth 10 orë. Lideri i opozitës theksoi se AKSH-i është shpallur botërisht si kopshti personal i kryeministrit Edi Rama, bashkëshortes së tij dhe baxhanakut. Ndër të tjera kryedemokrati theksoi gjithashtu se Daniel Shima dinte lidhjet e Gerond Meçes që u torturua me shkop bejzbolli.

"AKSH-i është shpallur botërisht si kopshti personal i Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe baxhanakut. Janë publikuar nga mediat dokumente biseda e Gerond Meçes që hiqej si padron i AKSH-it për lidhjet me Frangun. Shkon dhe bisedon Gerondi, ai tjetri i thotë më ndihmo të fitoj një tender, sepse ka të dhëna të qarta që t’i e dominon krejtësisht AKSH-in dhe ABS është kompania e baxhanakut.

Që Armand Frangu u përmend për 60 mln euro kjo është e zakonshme. Tani doli se një prokuror që e ka emrin Vladimir Mara, kishte dosjen ku ishte regjistruar edhe ndërhyrja e Lindës. Tani kërkojnë Marës të zhdukë regjistrimet, por në fakt ekziston një kopje. Një njeri që i dinte të gjitha ishte Shima. Cili zyrtar i lartë është kërcënuar personalisht nga Rama? Shima është nga të paktët. Asnjë gazetar nuk ka arritur ti marrë një deklaratë. Nuk i beson askush deklarata e tij se u zu me partneren. Qytetari digjital thotë se u torturua për orë të tëra me shkopa bejzbolli," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI