Flash

Hamasi reagon ashpër ndaj planit amerikan: Gaza nuk është në shitje

Lapsi.al 1 September 2025
Hamasi reagon ashpër ndaj planit amerikan: Gaza nuk është në

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka reaguar me tone të ashpra ndaj një plani amerikan që, sipas raportimeve, synon ta zhvendosë popullsinë e Gazës dhe ta shndërrojë enklavën në një destinacion turistik.

Plani, i përgatitur nga rrethet e afërta me presidentin Donald Trump, është zbuluar nga Washington Post, dhe parashikon zhvendosjen “vullnetare” të rreth 2 milionë banorëve palestinezë, rindërtimin e territorit dhe kthimin e tij në një qendër të teknologjisë dhe turizmit, të njohur si “Riviera e Lindjes së Mesme”.

Lexo më tej: “Riviera e Gazës”: Turizëm dhe teknologji e lartë, 100 miliardë dollarë investime 

Plani: Zhvendosje, kupona dhe qira për 4 vjet

Sipas dokumentit 38-faqësh, ata që pranojnë të largohen do të marrin 5,000 dollarë në para cash, katër vjet qira të paguar dhe ushqim për një vit.

Ndërkohë, pronarëve të tokave në Gaza do t’u ofrohet një kupon digjital në këmbim të së drejtës për të rindërtuar pronën e tyre në një të ardhme.

Administrimi i enklavës do t’i kalojë për 10 vjet një entiteti të ri të quajtur GREAT Trust (“Trusteti i Rindërtimit, Përshpejtimit Ekonomik dhe Transformimit të Gazës”), i cili më pas do t’ia linte vendin një “entiteti palestinez të reformuar dhe të deradikalizuar”.

Pas këtij plani qëndron një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, e quajtur Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), e cila filloi të shpërndajë ndihma në maj të këtij viti. Financimi i saj mbetet i paqartë.

Hamasi: “Ky është plan kolonial”

“Gaza nuk është në shitje,” deklaroi Bassem Naim, anëtar i byrosë politike të Hamasit, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Ai theksoi se territori është një “pjesë integrale e atdheut të madh palestinez” dhe shtoi: “Hamasi dhe populli ynë e hedhin poshtë këtë plan kolonial”.

Një tjetër zyrtar i lëvizjes islamike palestineze, që foli në kushte anonimiteti, theksoi: “E refuzojmë çdo plan që zhvendos popullin tonë dhe i jep legjitimitet pushtuesit.”

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Korçë

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes disa personave ka përfunduar ...

22:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI