Flash

Itali/ Shqiptari shiste drogë nga banesa, edhe pse ishte në arrest shtëpie

Lapsi.al 1 September 2025
Itali/ Shqiptari shiste drogë nga banesa, edhe pse ishte në arrest

Një shqiptar 40-vjeçar është arrestuar nga Policia Italiane në periferi të Primavalles, në kompleksin famëkeq të banesave Bastogi, pasi drejtonte një aktivitet të mirëorganizuar trafiku droge, pavarësisht se ndodhej nën arrest shtëpiak.

Burri kishte kthyer banesën e tij në një qendër shitjeje dhe përpunimi droge, duke pritur klientët e tij në një derë pranë daljes së emergjencës së pallatit, të cilët kontrolloheshin më parë nga “rojet e lagjes” që kujdeseshin të mos kishte të panjohur apo agjentë civilë mes tyre.

Pasi klientët jepnin porosinë, shqiptari futej në shtëpi dhe kthehej me dozat e drogës gati për shitje, pa u larguar asnjëherë nga banesa,

Policia italiane kishte vëzhguar prej ditësh lëvizjet e dyshimta në hyrje-daljet e apartamentit dhe, pas një operacioni të befasishëm, bastisi banesën me ndihmën e njësive të qenve antidrogë.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan mbi 1 kilogram drogë (kokainë, ketaminë dhe crack), të ndara në doza gati për shitje, si dhe pajisje për përpunimin dhe paketimin e lëndëve narkotike: peshore precize, qese vakumi, fletë alumini dhe bikarbonat sode.

Po ashtu, policia gjeti dy telefona të koduar dhe një regjistër të plotësuar me dorë, ku mbaheshin shënime të detajuara mbi sasi droge, emra të koduar të klientëve dhe borxhe të papaguara.

Në një sirtar u zbuluan 5,000 euro cash, të ndara në kartëmonedha me prerje të ndryshme, që dyshohet të jenë të ardhurat nga shitja e drogës.

Pas arrestimit, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun Regina Coeli dhe do të përballet me akuza për trafik narkotikësh dhe shkelje të masave kufizuese të arrestit shtëpiak.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Korçë

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes disa personave ka përfunduar ...

22:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI