Flash

Kur do publikoni faturën për La Civita? Berisha: Unë personalisht nuk kam shpenzuar

Lapsi.al 1 September 2025
Kur do publikoni faturën për La Civita? Berisha: Unë personalisht

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se personalisht në fushatën e 11 majit nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë. Gjatë deklaratës së tij për media nga SPAK, Berisha është pyetur se kur do të bëjë publike faturën për drejtuesin e fushatës Chris LaCivita. Sipas tij, në momentin që KQZ-ja të kërkojë deklaratën e shpenzimeve nga partitë politike, PD-ja do ta bëj atë publike.

"Tani, unë nuk them se nuk kam deklaruar. Tani deputetët po deklarojnë shpenzimet personale. Sepse nga deputetët që kanë bërë fushata kanë shpenzuar me dhjetëra, qindra, mijëra euro në këtë e këtë veprime. Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Pra çfarë shpenzimesh kam bërë unë në turneun në mbarë Shqipërinë, është bërë nga PD. Ka një ligj i cili përcakton afatin ligjon kur Partia Demokratike do të deklarojë shpenzimet dhe unë të garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë. Cila është koha që përcakton ligji këtë nuk të them. KQZ-ja ka shpërndarë formularë për deputetët për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë kanë një afat ligjor. Kandidatët e tjetër kanë deklaruar shpenzime të sponsorizuar nga xhepi i tyre. Kjo është," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI