Flash

Pak kemi mësuar nga Adriani!

Lapsi.al 1 September 2025
Pak kemi mësuar nga Adriani!

Udhetimet në Jug ishin galdimi i Borgesit. Ai njihte në ato fluturime shume vende, zakone e kultura. Gezonte si femijë atyre visoreve, adhuronte veçanerisht Japoninë, edhe pse e kishte humbur pothuajse fare shikimin.

Shtegtime të tilla të ndihmojnë të njohesh më sē shumti veten, pohonte argjentinasi.

Vajtja në Jug këtu shpesh nuk sjell tê njejten kenaqesi, jo vetëm në kuptimin shpirtëror. Lefteria që ka një market të vogel në Himarë e di ku është problemi.

"Marrin një paketë makarona këtu te unë o bir 1 mijë e 200 lek, e shesin 15 atje në restorant", e thotë me zë buçitës 70 vjeçarja. Po mundohet të shpjegojē pse ka rënë puna.

Por bregu ështē një lloj çertifikimi. Një kod. Shumë të rinj duhet ta deshmojnë se e kanë kryer ritualin. Sidomos në rrjete sociale.

Marku në Velipojë është i zënë me grabujen qē ngul në rërë e pastron plazhin. Ngre shezlongjet në perendim, ben gati plojën e madhe të së nesermes. Ai s'ka shumë derte të ketilla, vramendje për ikje, leshime e zhvendosje. E ka gjetur destinacionin në Veri. Mesues në Tropojë, po muajt e verës punon këtu. Shtatorin e pret pa pezmin e shumëkujt që hyn në vjeshtë si pa busull, pa energji, pa ide.

Ka hallin se nxenesit janë çdo vit e më të paket. Bashkimi i klasave nuk menaxhohet lehtë.

**

Inkursionet në Jug ishin të preferuarat e Perandorit Adrian. Një nga 5 sunduesit e mirë të Romës.

I pasionuar pas atyre kerleshjeve e atij diversiteti që gjente. Grindjet e vazhdueshme të hebrenjve me greket, apo kombet qê ngrinin krye mes Eufratit dhe Tigrit. Armenet më një anë, e sirianet në anen tjetër. Buzë Nilit apo nē Mesopotami, ai projektonte boten që vijon tregtinë e mendafshit, e shkembimin e gjakut dhe ideve. Asnjëherë nuk kthehej pa vendosur paqe. Pax Romana.

Këto kujtime dhe reflektime na vijnë nga Marguerite Yourcenar. Mes trillit e kronikes historike. Po mjaft të vlefshme edhe sot për tē shuajtur atë zjarr qē s'ka tē sosur në atë pjesë të rruzullit, 2 mijë vite më pas.

*

Kujtimet e Adrianit, ështē një liber vere. Ka shumē dritë, ka enderrim, e sidomos udhëtime. Kur perandori nisej me bezdi për të ruajtur kufinjtë nē veri e nē Danub, mezi priste dalldinë e zbritjes në Jug.

Athina ndalesa e preferuar. Ai besonte se e kishte realizuar martesen e kesaj kulture me ate romake. Njē fill që vinte nga larg e do vijonte dhe pas tij

E shpalli qytetin e perjetshem, aty ku sundoi, jo thjesht prej ngrehinave. Jo vetem pse kasollet prej kashte apo llomishtet po shndërroheshin në Kolose e Panteon

Po sidomos për idene e drejtësisë e humanizmit, të arsyes e rregullit. Ndaj Roma do të ishte gjithnjë sa kohë në cepin më të largêt të botës do jetohej me këto norma e me parimet; Humanitas, felicitas, libertas.

Ku është sot Roma jonē. Nē cilin polis, në cilen shembelltyrë? Pak kemi mesuar nga Adriani!

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI