Flash

Rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, fusha futbolli

Lapsi.al 1 September 2025
Rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.

Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.

Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.

Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.

Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.

Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.

P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.

Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë. Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.

Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.

Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.

Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve./Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, çka sjell një ditë kryesisht të kthjellët dhe me mot të qëndrueshëm në pjesën më t...

07:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI