Flash

TAP sjell 50 miliardë metër kub gaz natyror në Europë

Lapsi.al 1 September 2025
TAP sjell 50 miliardë metër kub gaz natyror në Europë

Baar, Zvicër – Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka sjellë 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë që nga fillimi i operimit tregëtar. Kjo arritje e rëndësishme demonstron rolin e TAP në sigurimin e furnizimit të Evropës me gaz natyror nga një burim i  besueshëm dhe i diversifikuar, duke rritur konkurrencën dhe duke kontribuar në përpjekjet e dekarbonizimit në të gjithë Evropën Juglindore.

TAP, si segmenti evropian i Korridorit Jugor të Gazit, sjell gaz natyror nga Azerbajxhani në tregjet evropiane. Që prej fillimit të operimit tregëtar në fund të vitit 2020, TAP ka transportuar:

• Mbi 41.7 bcm në Itali
• Më shumë se 4.8 bcm në Greqi
• Mbi 3.2 bcm në Bullgari

Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP-it, komentoi: "Arritja e 50 bcm është më shumë se një moment historik, është një demonstrim i qartë i rolit strategjik të TAP në forcimin e sigurisë energjetike të Evropës dhe mbështetjen e objektivave lidhur me ndryshimet klimatike. Duke sjellë gaz në mënyrë të sigurt dhe të besueshme nga një burim i ri dhe një rrugë e re, TAP ka ndihmuar në diversifikimin e burimeve të energjisë së Evropës Juglindore dhe në zvogëlimin e varësisë nga lëndët djegëse fosile më të rënda, duke përparuar gjithashtu përgjatë një rruge dekarbonizimi për operimin tonë.

Me shikimin drejt së ardhmes, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë më tej në këto objektiva. Në fakt, niveli i parë i zgjerimit të kapacitetit të TAP, i cili do të shtojë 1.2 bcm kapacitet afatgjatë në vit nga fillimi i vitit 2026,  tashmë është duke u zhvilluar dhe do të na mundësojë të bëjmë akoma më shumë. Kjo mund të hapë rrugën për zgjerime të mëtejshme të kapaciteteve përmes Testimeve të Tregut, në varësi të kërkesës dhe zhvillimeve të mjedisit energjetik në Evropë."

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: "TAP ka transportuar flukse të pandërprera gazi për më shumë se katër vite e gjysmë, duke ofruar shërbime të besueshme për klientët tanë,  transportuesit e gazit. Që nga fillimi i vitit 2022, për të adresuar kërkesat në rritje të Evropës për gaz natyror, TAP arriti të shfrytëzojë kushtet e funksionimit të asetit dhe të zhvillojë produkte komerciale që na mundësuan të transportojmë vëllime përtej kapacitetit nominal të gazsjellësit. Kjo forcoi sigurinë energjetike të Evropës dhe më pas forcoi rolet e vendeve pritëse si qendra rajonale të energjisë. Ndërsa Testimi i Tregut 2023 është në përfundim e sipër dhe Testimi i Tregut 2025 sapo ka filluar, ne jemi të gatshëm t'i përgjigjemi kërkesës së tregut duke mundësuar zgjerime të mëtejshme të kapacitetit.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) 

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin Azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve. TAP është tashmë i lidhur me Interkonektorin Greqi Bullgari (IGB), i cili filloi operimin tregtar në tetor 2022, duke furnizuar Bullgarinë me gaz nga Kaspiku, duke rritur kështu sigurinë e furnizimeve me energji në një vend tjetër evropian. Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumëfishta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: bp (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (20%), Enagás (20%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

(Artikull Promocional) 

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Korçë

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes disa personave ka përfunduar ...

22:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI