Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Antony prezantohet te Betis e shpërthen në lot: “Vetëm unë e di si ishte te United”

Lapsi.al 2 September 2025
Antony prezantohet te Betis e shpërthen në lot: “Vetëm
Antony është kthyer më në fund të jetë një lojtar i ri i Betis Sevilla. Sulmuesi brazilian, pas ndikimit të shkëlqyer të sezonit të kaluar kur ka luajtur pikërisht te skuadra spanjolle por i huazuar nga Manchester United, ka kaluar përfundimisht te bardhejeshilët. Një tratativë që ka qenë si një psherëtimë lehtësimi për Antony, i cili nuk e ka fshehur emocionin e vet gjatë prezantimit zyrtar. Sulmuesi, mes lotësh, ka kujtuar periudhën e tij të fundit të kaluar në periferi të Manchester United. Ruben Amorim, trajneri i Red Devils, në fakt e ka lënë menjëherë jashtë skuadre duke e detyruar lojtarin të stërvitej i vetëm. Një periudhë që Antony e ka përjetuar shumë keq: “Ajo që ndodhi në Manchester, vetëm unë e di sa e vështirë ka qenë. Më vjen keq – dhe shton -. Stërvitesha i ndarë nga skuadra, por kjo është pjesë e jetës. E dija që ky moment do të vinte. Ka kaluar”. E gjitha kjo pasi kishte lënë mikrofonin mënjanë dhe kishte fshirë lotët që i rrëshqisnin ngadalë mbi fytyrën e tij.

Lexo më tej: Betis e Joaquin çmendurira për Antony: “Nëse duhet ta rrëmbejmë, makinën e marr vetë”

Antony ka kaluar te Real Betis me një marrëveshje prej 25 milionë eurosh (21 milionë sterlina/27 milionë dollarë) nga United, duke firmosur një kontratë pesëvjeçare. Anësori brazilian ka kaluar gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim pikërisht me spanjollët, duke impresionuar me nëntë gola dhe pesë asistime në 26 ndeshje, me të cilat skuadra e Manuel Pellegrinit ka arritur kualifikimin në Europa League. Pas një vere në të cilën operacioni nuk po arrinte të mbyllej, erdhi fundi i lumtur aq i pritur për Antony, i cili prej kohësh kishte lënë edhe shtëpinë e tij në Manchester, i vetëdijshëm se mund të kthehej në Spanjë. “Më në fund jam këtu. Kam kaluar më shumë se 40 ditë në një hotel, ka qenë shumë e vështirë, por të gjithë e dinin që doja të kthehesha te Betisi – ka thënë në konferencë për shtyp -. Tani, me më shumë kohë në dispozicion, kemi kaq shumë gjëra për të bërë dhe për të realizuar”. Lojtari më pas ka treguar se si tifozët e Betis e kanë pushtuar me pasionin e tyre: “Kam pasur vështirësi të flija pasi pashë kaq shumë dashuri nga tifozët e Betis: kishte njerëz që më prisnin jashtë shtëpisë në orën dy të mëngjesit”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI