Flash

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Lapsi.al 2 September 2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore, duke e shndërruar rajonin në një hallkë gjithnjë e më të rëndësishme të itinerarit të kontrabandës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian, thuhet në një raport të ri.

Kërkesa në rritje për kokainë në Evropë, së bashku me shtimin e kontrolleve në rrugët direkte nga Amerika Latine dhe zgjerimi i konsiderueshëm i porteve detare në Afrikën Perëndimore, ka shtyrë kontrabandistët prej disa vitesh të rrisin trafikun përmes Senegalit, Sierra Leones, Gambias, Guinea-Bisaut dhe Kepit të Gjelbër.

Por, ndikimi i rrjeteve shqiptare dhe atyre sllavishtfolëse në rajon deri më tani është kuptuar pak.

Hulumtuesit e Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC), në raportin e publikuar të martën, thanë se këto grupe janë rritur dukshëm në rëndësi globale dhe tashmë janë mes rrjeteve më të mëdha kriminale në tregtinë e kokainës në Evropë.

Ato kanë shfrytëzuar aleancat në rajon me grupe kriminale holandeze dhe sidomos me organizatën braziliane Primeiro Comando da Capital (PCC), për të thelluar kontrollin mbi zinxhirin e furnizimit.

“Aleanca mes grupeve nga Ballkani Perëndimor dhe PCC-së është ndoshta partneriteti më i rëndësishëm aktualisht për futjen e kokainës në Evropë”, tha Sasha Gjirgjeviq, një nga autorët dhe analist i lartë në GI-TOC.

Disa nga grupet kryesore të Ballkanit Perëndimor që veprojnë në Afrikën Perëndimore janë klani malazez, Kavaç, dhe rivali i tij, Shkalar. Grupet shqipfolëse, të cilat kanë një prani të fuqishme në Spanjë dhe Brazil, kanë qenë aktive edhe në Senegal dhe Gambi, duke bashkëpunuar herë pas here me Ndranghetën italiane ose me PCC-në.

Raporti, pjesërisht i mbështetur nga qeveria britanike, thekson se nevojitet më shumë bashkëpunim ndërkontinental mes agjencive të rendit, autoriteteve portuale dhe aktorëve të tjerë për të luftuar këto rrugë gjithnjë e më të zgjeruara të drogës.

Ai bën thirrje, gjithashtu, për mbledhje më të gjerë të të dhënave dhe shënjestrim më të mençur të ndërmjetësve në këtë tregti.

“Këto grupe janë ndër më të sofistikuarat në botë – nuk janë lojtarë periferikë”, tha Lucia Bird Ruiz-Benitez de Lugo, drejtoreshë e Observatorit të Ekonomive të Paligjshme në Afrikën Perëndimore pranë GI-TOC.

“Këta aktorë të mëdhenj globalë lidhen me dhunë në Evropë, dhe ndërsa gjithnjë e më shumë rrjete kriminale tepër të sofistikuara e të dhunshme depërtojnë në Afrikën Perëndimore, kjo paraqet rrezik serioz për stabilitetin dhe sigurinë”. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI