Flash

Putin: Ne kurrë nuk e kemi kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE

Lapsi.al 2 September 2025
Putin: Ne kurrë nuk e kemi kundërshtuar anëtarësimin e

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke shtuar se mendon që është e mundur të gjendet një kompromis për të ofruar siguri si për Rusinë, ashtu edhe Ukrainën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha pas samitit të tij me Putinin të mbajtur në Alaskë muajin e kaluar se ai mendon që Putini është “i lodhur” nga lufta në Ukrainë, por mbetet të shihet nëse mund të arrihet paqja dhe të ndalet konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ukraina dhe udhëheqësit e Evropës Perëndimore kanë thënë se nuk besojnë se Putini është serioz sa i përket arritjes së paqes në Ukrainë dhe kanë paralajmëruar se nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, atëherë Putini mund të sulmojë Evropën dhe aleancën ushtarake të NATO-s.

Në deklaratat e bëra në Kinë, Putin i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si “histeri” nga njerëz të papërgjegjshëm, që sipas tij, e paraqesin Rusinë si armik.

Putin pretendoi se Rusia ishte e detyruar të vepronte në Ukrainë për shkak të asaj që ai e përshkroi si përpjekjen e Perëndimit, me ndihmën e NATO-s, për të “përvetësuar gjithë hapësirën post-sovjetike”.

“Sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në BE, ne kurrë nuk e kemi kundërshtuar”, tha Putin gjatë bisedës me kryeministrin sllovak, Robert Fico, në Kinë. “Sa i përket NATO-s, kjo është çështje tjetër... Kundërshtimi ynë për këtë çështje është i njohur: ne e konsiderojmë një gjë të tillë të papranueshme”.

Sipas diplomatëve dhe zyrtarëve të përfshirë në diskutime, një garanci e mundshme sigurie për Ukrainën – e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore evropiane – është një nga pjesët më të vështira të çdo marrëveshjeje të ardhshme paqeje.

Ukraina thotë se nuk i takon Rusisë që të vendosë nëse Kievi mundet apo nuk mundet të anëtarësohet, ndërkaq NATO-ja thotë se Rusia nuk ka veto mbi anëtarësimet në aleancë.

Putin tha se kishte diskutuar për sigurinë e Ukrainës gjatë samitit të tij më 15 gusht me Trump.

“Ekzistojnë opsione për të ofruar siguri për Ukrainën në rast të përfundimit të konfliktit”, tha Putin. “Dhe më duket se ekziston mundësia për të gjetur një konsensus për këtë çështje”./REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI