Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Sergio Ramos publikon këngën e re: “E bën se ka nevojë për para, është i falimentuar”

Lapsi.al 2 September 2025
Sergio Ramos publikon këngën e re: “E bën se ka nevojë
Në orët e fundit Sergio Ramos ka bërë shumë bujë për publikimin e një kënge që titullohet “Cibeles”, e disponueshme në të gjitha platformat, që ka shumë referenca ndaj eksperiencës së tij me Real Madrid. Mbrojtësi spanjoll do të kishte ndërmarrë këtë nismë të re diskografike sepse do të ishte duke u përballur me probleme ekonomike. Ish-kapiteni i Real Madrid ka befasuar fansat duke publikuar këngën e tij të parë si solist, e cila po ngjall shumë interes në rrjete sociale dhe vjen pas pjesëve të para (“La Roja baila” dhe “Otra estrella en tu corazon”) të publikuara vitet e shkuara dhe disa bashkëpunimeve të shpërndara, por Cristóbal Soria, ish-drejtues i Sevillas dhe tani gazetar, ka shpjeguar në programin e Antena 3 ‘Espejo Público’ arsyen e vërtetë të kësaj nisme: “Ka nevojë për para, është i falimentuar”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Komenti mbi nismën diskografike: “Sergio Ramos i falimentuar”

"Ka nevojë për para, është i falimentuar, për të mbërritur në fund të muajit. Dhe po përpiqet gjithashtu të bëjë koncerte ose iniciativa të tjera të këtij lloji”, ka komentuar Cristobal Soria, duke iu referuar përfitimeve financiare që kjo këngë mund t’i sjellë atij, jo vetëm për vetë këngën, por edhe për mundësitë e punës që mund të lindin si rezultat, siç është pjesëmarrja në ngjarje të caktuara. Bëhet fjalë për një zbulim shumë të fortë, mbi një nga futbollistët më të paguar në botë gjatë viteve të fundit: kontratat e tij me Real Madrid, periudha e kaluar te PSG dhe eksperienca e tij e fundit te Sevilla i kanë siguruar fitime shumëmilionëshe, të cilave u shtohen sponsorime, aktivitete tregtare dhe një imazh i njohur në nivel ndërkombëtar. A janë realisht vështirësitë ekonomike?

Lexo më tej: Sergio Ramos, shkelm by*hëve kundërshtarit e “feston” kartonin e kuq: rekord absolut

Soria e ka shtuar dozën: “Sergio Ramos ka regjistruar një album të tërë, kjo është vetëm një këngë, së shpejti do të vijnë këngë të tjera që ai ka regjistruar me yje të vërtetë të muzikës botërore. Atij i duhen të ardhura të reja sepse është i falimentuar dhe mezi arrin në fund të muajit. Po mendon gjithashtu edhe idenë e të bërit koncerte.” Ish-drejtuesi ka përmendur disa artistë që me gjasë kanë bashkëpunuar me Sergio Ramos për realizimin e albumit dhe ka bërë emrat e Carín León, J Balvin dhe Maluma.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI