Flash

Alqi Bllako kërkon që Gjykata e Lartë të prishë dënimin e Apelit

Lapsi.al 3 September 2025
Alqi Bllako kërkon që Gjykata e Lartë të prishë

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm që e dënoi 2 vite e 4 muaj për inceneratorin e Elbasanit.

Ai kërkon nga Gjykata e Lartë lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm. Bllako u dënua në Apel për Shpërdorim detyre me 4 vite burg por që i zbriti në 2 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për inceneratorin e Elbasanit togat e zeza të Apelit vendosën për Lefter Kokën ta dënojnë me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj duke i shtuar një vit për shpërdorim detyre. Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj  6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite. Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie.

Apeli i Posaçëm  la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin që u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI