Flash

"Bisedë diktatorësh"/ Putin dhe presidenti kinez kapen mat duke folur për pavdekësinë

Lapsi.al 3 September 2025
"Bisedë diktatorësh"/ Putin dhe presidenti kinez kapen mat

Një mikrofon i ndezur në paradën ushtarake të Kinës në Sheshin Tiananmen kapi një bisedë të pazakontë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit kinez Xi Jinping. Teksa ecnin në krye të delegacionit të huaj, përkthyesi i Putinit u dëgjua të thoshte: “Bioteknologjia po zhvillohet vazhdimisht… organet njerëzore mund të transplantohen pa fund. Sa më gjatë jeton, aq më i ri bëhesh, madje edhe mund të arrish pavdekësinë.” 

Xi iu përgjigj: “Disa parashikojnë se në këtë shekull njerëzit mund të jetojnë deri në 150 vjet.” Putin e konfirmoi më vonë për gazetarët se kishte diskutuar me Xi për mënyrat e rritjes së jetëgjatësisë.

Të dy liderët, të cilët kanë ndryshuar ligjet për të mbetur në pushtet pafundësisht, janë të fiksuar prej kohësh me shkencën e zgjatjes së jetës. Putin ka urdhëruar ngritjen e një qendre kërkimore për teknologjitë kundër plakjes, ndërsa mikut të tij të afërt Mikhail Kovalchuk i është besuar projekti i “pavdekësisë” me printimin e organeve në laborator. Vajza e Putinit, Maria Vorontsova, ka marrë miliona euro grante shtetërore për kërkime gjenetike mbi rigjenerimin e qelizave.

Pamjet treguan Putinin dhe Xi-në duke biseduar pranë diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili buzëqeshte. Të tre më pas u ngjitën në tribunë për të ndjekur paradën më të madhe ushtarake që Kina ka zhvilluar ndonjëherë, me 50 mijë spektatorë dhe një arsenal nga tanke, dronë e avionë luftarakë deri te raketat me kapacitet bërthamor.

Parada u pa si një shfaqje sfide ndaj Perëndimit.

Lexo më tej: Triada e re e Lindjes: Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut tregojnë forcën në Pekin 

Xi e shfrytëzoi momentin për të deklaruar se Kina është një komb i madh që “nuk trembet nga bullizmi” dhe se “ringjallja e kombit kinez është e pandalshme”. Mesazhi i tij u lexua si një sinjal i qartë për SHBA-në dhe aleatët perëndimorë.

Përshatur nga The Guardian në shqip, ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI