Flash

Cardi B fiton gjyqin për sulm

Lapsi.al 3 September 2025
Cardi B fiton gjyqin për sulm

Cardi B ka dalë fitimtare në një betejë ligjore në Los Anxhelos, pasi një juri unanime vendosi se ajo nuk ishte përgjegjëse në një padi civile për sulm dhe shpifje të ngritur nga ish-roja e saj e sigurisë, Emani Ellis.

Ellis kishte kërkuar 24 milionë dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se incidenti ndodhi në vitin 2018, gjatë një vizite të reperes te gjinekologu, kohë kur Cardi B ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë, Kulture. Ajo akuzonte artisten për fyerje raciste dhe se e goditi me thonj në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime në faqe.

Megjithatë, Cardi B, 32 vjeçe, mohoi çdo përleshje fizike dhe dëshmoi në gjykatë se ishte shtatzënë dhe fizikisht e paaftë për përfshirje në një incident të tillë, duke theksuar se gjithçka ishte vetëm një debat verbal pas shkeljes së privatësisë së saj — roja e sigurisë dyshohet se e kishte filmuar pa leje.

Një dëshmitar nga stafi mjekësor në zyrën e OB-GYN në Beverly Hills po ashtu dëshmoi se nuk kishte parë ndonjë akt dhune nga ana e Cardi B, duke dobësuar ndjeshëm akuzat e paditëses.

Pas vendimit të gjykatës, burime për TMZ raportojnë se reperja planifikon të padisë Ellis për shpifje dhe dëmtim të imazhit të saj publik.

Vetëm disa orë pas vendimit të gjykatës, Cardi B u përfshi në një tjetër incident — këtë herë me një paparac. Teksa largohej nga gjykata, një fotograf e pyeti në lidhje me thashethemet për një shtatzëni të re, për të cilat thuhet se kishte folur bashkëshorti i saj i ndarë, Offset. Reperja reagoi ashpër duke i hedhur një stilolaps që ia mori një fansi pranë saj.

“Pse mendon se është në rregull të më bësh një pyetje të tillë? A i sheh gratë të më pyesin kështu?”, tha ajo e irrituar, duke shtuar: “Respekto gratë.”

Kjo nuk është hera e parë që Cardi B përballet me sfida ligjore. Në korrik të këtij viti, ajo është paditur për një incident të ndodhur në Las Vegas në vitin 2023, ku dyshohet se hodhi një mikrofon drejt një fansi gjatë një koncerti.

Të këshilluara

Fifth Harmony rikthehet pas 7 vitesh pauzë

Lauren Jauregui, Normani, Dinah Jane dhe Ally Brooke i surprizuan fansat gjatë koncertit të Jonas Brothers – JONAS20: Greetings from Your Hometown Tour, që u mb...

19:19

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI