Flash

Kallas: Takimi Xi-Putin-Kim në Pekin është një sfidë për rendin ndërkombëtar

Lapsi.al 3 September 2025
Kallas: Takimi Xi-Putin-Kim në Pekin është një sfidë

“Takimi i presidentit të Kinës me udhëheqësit e Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut në Pekin përbën një “sfidë të drejtpërdrejtë ndaj rendit ndërkombëtar.” Kwshtu tha sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

Duke iu referuar takimit të presidentit Xi me udhëheqësit e Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut në Pekin, numri njw i diplomacisë evropiane tha se ajo që po shohim është “një aleancë autoritare që kërkon një proces të shpejtë drejt një rendi të ri botëror”, i cili “nuk është vetëm një perspektivë anti-perëndimore, por një sfidë për rendin ndërkombëtar të ndërtuar mbi rregulla”.

Ad

Armiku më i madh i hemorroideve! Lexoni këtë artikull.

Gelarex

Sponsored Links

Kaja Kallas nuk mungoi të theksonte se Kina e ka mbështetur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke vënë në dukje se e gjithë kjo është një realitet i ri me të cilin Evropa do të duhet të përballet.

Konkretisht në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, K. Kallas deklaroi se “Rusia nuk dëshiron realisht ta përfundojë këtë luftë”, duke theksuar se për Evropën kjo do të thotë më shumë mbështetje ushtarake, diplomatike dhe ekonomike për Kievin.

Ajo deklaroi gjithashtu se në rast të një armëpushimi, “një Ukrainë e fortë ushtarakisht është garancia më e fortë e sigurisë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI