Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Chiesa, Liverpool e blindoi pastaj e la jashtë Champions: preferoi një 17-vjeçar

Lapsi.al 4 September 2025
Chiesa, Liverpool e blindoi pastaj e la jashtë Champions: preferoi një
Ai mbeti te Liverpool dhe vendosi ndeshjen e parë të kampionatit me një gol pak para fundit. Por për sezonin e dytë radhazi nuk do të luajë në Champions League, të paktën në fazën e parë. Po flasim për Federico Chiesa, i cili është përjashtuar nga lista e 22 futbollistëve të “reds” të zgjedhur nga trajneri Arne Slot për të marrë pjesë në tetë ndeshjet e para të kompeticionit më të lartë kontinental. Mungesa e italianit është theksuar edhe nga vetë mediat britanike, pasi ish-lojtarit të Juventus iu preferua Rio Ngumoha, 17-vjeçari që vetëm disa ditë më parë i dhuroi Liverpool fitoren e çmuar në ndeshjen e mbetur në fushën e Newcastle. Në listën e të thirrurve që po ju sjellim më poshtë, është i pranishëm rregullisht në vend të tij Giovanni Leoni: Alisson, Mamardashvili, Woodman, Gomez, Endo, Van Dijk, Konate, Kerkez, Bradley, Leoni, Robertson, Frimpong, Wirtz, Szoboszlai, Mac Allister, Jones, Gravenberch, Isak, Salah, Gakpo, Ekitike, Ngumoha.

Lexo më tej: Kush është Rio Ngumoha, 16 vjeçari i Liverpool që vendosi ndeshjen kundër Newcastle

Bëhet fjalë për një dush të vërtetë të ftohtë për Chiesa, i cili në mesin e gushtit kishte insistuar të qëndronte te Liverpool pavarësisht tentativave për ta bindur nga Atalanta dhe Napoli: “Unë këtu jam i lumtur, jam në një nga skuadrat më të forta në botë. Jam i kënaqur të vesh këtë fanellë. Duhet të jem gjithmonë gati dhe të tregoj që mund të luaj në këtë skuadër”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI