Flash

Detaje nga romanca e Sydney Sweeney dhe Scooter Braun 

Lapsi.al 4 September 2025
Detaje nga romanca e Sydney Sweeney dhe Scooter Braun 

Sydney Sweeney dhe menaxheri i famshëm muzikor Scooter Braun  huhet se po takohen  që  prej fillimit të kësaj vere.

“Sydney sapo ka mbyllur një marrëdhënie dhe po bën atë që shumica e vajzave në të 20-at bëjnë – po takon dikë të ri,” – tha një burim për People.

Spekulimet për romancën nisën që në qershor, kur Sweeney dhe Braun u panë së bashku në dasmën e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, Itali. Madje, një video në TikTok ku ata shfaqeshin duke ecur në rrugët e qytetit me modelen Amèlie Tremblay i bëri thashethemet të shpërthenin edhe më shumë.

Para lidhjes me Braun, aktorja ishte e fejuar me producentin Jonathan Davino (42 vjeç). Dyshja u ndanë këtë vit, pas shtatë vitesh marrëdhënie. Sipas burimeve pranë aktores, marrëdhënia kishte kohë që ishte  ftohur dhe ajo nuk ndihej gati të martohej.

Gjithashtu, Sweeney u aludua  për një romancë me partnerin e saj në filmin Anyone But You, Glen Powell, por të dy hodhën poshtë spekulimet.

Nga ana tjetër, Braun ishte i martuar me aktivisten Yael Cohen nga viti 2014 deri në ndarjen e tyre në 2021. Ata kanë tre fëmijë: Jagger (10), Levi (8) dhe Hart (6).

 

 

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për sulm

Cardi B ka dalë fitimtare në një betejë ligjore në Los Anxhelos, pasi një juri unanime vendosi se ajo nuk ishte përgjegjëse në një padi civile për sulm dhe shpi...

18:18

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI