Flash

Lady Gaga anulon koncertin: Rrezikoj dëmtim të përhershëm të zërit

Lapsi.al 4 September 2025
Lady Gaga anulon koncertin: Rrezikoj dëmtim të përhershëm

Lady Gaga anuloi së fundmi koncertin e radhës të Mayhem Ball Tour, Miami vetëm disa minuta para nisjes.

Në një mesazh të postuar në Instagram Stories, këngëtarja 39-vjeçare kërkoi ndjesë duke shpjeguar se gjatë provave ndjeu tension të madh në zë.

“Jam shumë, shumë e trishtuar, por duhet të shtyjmë shfaqjen e sonte. Mjeku dhe trajneri im i zërit më këshilluan të mos ngjitem në skenë për shkak të rrezikut që mbart për kordat e mia vokale,” – shkroi ajo.

Gaga shtoi se kishte menduar të performonte pavarësisht dhimbjes, por frika për një dëmtim afatgjatë ose të përhershëm e detyroi të ndalonte.

“Është vendimi më i vështirë, por nuk mund të rrezikoj zërin tim. Ju dua shumë dhe po përpiqem të caktoj sa më shpejt një datë tjetër,” – tha ajo duke u kërkuar fansave mirëkuptim.

Ky nuk është incidenti i parë gjatë turneut të saj. Në korrik, Lady Gaga rrëshqiti në skenë gjatë një shfaqjeje në Las Vegas, por u rikuperua menjëherë dhe vazhdoi performancën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ndërsa në maj, koncerti i saj në Rio de Janeiro u bë objektiv i një plani për sulm me bombë nga një grup ekstremist, i cili fatmirësisht u zbulua nga autoritetet përpara se të ndodhte diçka.

Këngëtarja e hitit Poker Face pritet të kthehet në skenë më 6 shtator me një koncert madhështor në Madison Square Garden, New York.

Të këshilluara

Cardi B fiton gjyqin për sulm

Cardi B ka dalë fitimtare në një betejë ligjore në Los Anxhelos, pasi një juri unanime vendosi se ajo nuk ishte përgjegjëse në një padi civile për sulm dhe shpi...

18:18

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI