Një fundjavë, në fakt, që kulmon me një prej përballjeve më të mëdha të futbollit shqiptar. Vllaznia dhe Tirana përballë njëra-tjetrës në “Loro Boriçi”, në një klasike që tejkalon tri pikët.
Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës
Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri, duke vënë në fokus akuzat për dhun&e...
09:38
Sylvinho provon lojtarët, Broja parakalohet nga Daku: Shqipëria sfidon Gjibraltarin
Lapsi.al 4 September 2025
Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë për një miqësore që ka më shumë rëndësi se sa duket. Në orën 18:00, në stadiumin “Europa Point”, kuqezinjtë përballen me Gjibraltarin – një ndeshje që shërben si provë gjenerale për sfidën vendimtare ndaj Letonisë më 9 shtator. Trajneri Sylvinho ka përgatitur një plan të qartë dhe synon të vë në provë lojtarët dhe skemën taktike para fillimit të kualifikimeve.
Debutime dhe sfida për minutat e lojës
Për herë të parë në histori, Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin. Ky rival nuk është në nivelin e skuadrës kryesore, por ofron mundësi të shkëlqyera për të testuar talentët e rinj dhe lojtarët që nuk kanë marrë shumë minuta më parë. Broja kërkon kohë në fushë, por mungesa e aktivizimit me Burnley e bën të vështirë që të luajë dy ndeshje brenda pesë ditësh. Daku pritet të udhëheqë sulmin, ndërsa debutimi i Cristian Shpendit mund të jetë surpriza e ndeshjes. Hoxha, Bajrami dhe Asani janë në garë për dy vende në sulm, me brazilianin Sylvinhon që mund të shohë edhe alternativa të reja.
Strakosha do të qëndrojë në portë, duke garantuar stabilitetin. Në krahë të prapavijës, Balliu dhe Aliji mund të shkaktojnë surpriza duke zëvendësuar Hysajn dhe Mitajn. Kumbulla dhe Gjimshiti, të cilët pritet të startojnë titullarë, mund të alternohen me Ajetin dhe Kacurrin, duke ofruar freski dhe variacion në mbrojtje. Për djaloshin e Arsenal do të ishte debutimi me fanellën kuqezi.
Mesfusha: themeli i skuadrës
Shehu dhe Asllani janë të vendosur në qendër të mesfushës, duke siguruar kontrollin e lojës. Berisha mund të marrë fanellën e titullarit, i favorizuar ndaj Laçit, ndërsa Pajaziti pritet të hyjë nga pankina për të shtuar mbështetje dhe energji të freskët.
Synimi: përgatitja për Letoninë
Miqësorja me Gjibraltarin nuk është thjesht një ndeshje testuese. Ajo është një provë e drejtpërdrejtë për sfidën vendimtare në Tiranë pesë ditë më pas, ku kuqezinjtë synojnë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për Botërorin 2026. Takimi me Letoninë është thelbësor për të shkuar në pozita të forta në Serbi në tetor, ku do të luhen 90 minutat përcaktuese kundër serbëve.
Momente tensioni dhe dhune kanë ndërprerë ndeshjen mes Real Alianza Cataquera dhe Deportivo Quique, e drejtuar nga gjyqtarja Vanessa Ceballos, e cila u qëllua m...
Pas barazimit kundër Maqedonisë dhe fitores ndaj Uellsit, Belgjika e trajnerit Rudi Garcia kthehet në fushë në prag të dy angazhimeve të ardhshme të vlefshme pë...
Santiago Gimenez është qendërsulmuesi i Milanit për sezonin 2025/26, por gjatë gjithë verës pozicioni i tij në qendër të sulmit të Massimiliano Allegrit ka qenë...
Ai mbeti te Liverpool dhe vendosi ndeshjen e parë të kampionatit me një gol pak para fundit. Por për sezonin e dytë radhazi nuk do të luajë në Champions League,...
Skuadrat izraelite do të mund të vazhdojnë të luajnë në garat e UEFA-së pa rrezikun e përjashtimit. Është vendimi përfundimtar i Aleksander Ceferin, i cili e mb...
Një festë sportive është shndërruar në tragjedi në Brazil. Me rastin e një ndeshjeje futsali të vlefshme për Jogos da Semana da Pátria de 2025, aktivitet që zhv...
"Nuk ndjej faj, mundohem të bëj më të mirën, kam një staf të shkëlqyer që punon çdo ditë në Federatë". Sylvinho heq nga supet çdo përgjegjësi për largimin e Adr...
Ardian Bajrami dhe zgjedhja e tij për të mos përfaqësuar më Shqipërinë por Zvicrën ka qenë pjesë më e rëndësishme e vigjiljes së miqësores me Gjibraltarin. Zgje...
Skandal në futbollin brazilian, ku tre futbollistë shumë të rinj të Atlético Clube Goianiense u pushuan menjëherë nga shoqëria e tyre pasi kishin ndarë në rrjet...
Goditja fantastike e Dominik Szoboszlai i dhuroi Liverpool kreun e Premier League, por ngriti edhe një çështje interesante nga Michael Owen. Ish-sulmuesi, fitue...
Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës
Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë
Një fundjavë, në fakt, që kulmon me një prej përballjeve më të mëdha të futbollit shqiptar. Vllaznia dhe Tirana përballë njëra-tjetrës në “Loro Boriçi”, në një klasike që tejkalon tri pikët.
Milanit i rikthehen rezultatet negative në Europë. Në ndeshjen e tretë të Europa League, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 nga Bournemouth, në një sfidë ku skuadra angleze dominoi dhe përfitoi edhe nga dalja me karton të kuq e portierit Mike Maignan në minutën e 27-të.
Egnatia largohet nga Danimarka me një barazim 1-1 ndaj Aarhusit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Një pikë që e mban skuadrën shqiptare në garë, por që shoqërohet me ndjesinë se mundësia për të marrë më shumë nga kjo transfertë ishte reale.
Shkëmbimi i akuzave mes kapitenit Bruno Fernandes dhe trajnerit Michael Carrick është më shumë se një sinjal paralajmërues: është simptomë e faktit se Old Trafford dhe rrethinat e tij janë kthyer në një fuçi baruti të frikshme.
Safonov, që tashmë pëson gola në mënyrë të përsëritur, pothuajse rituale, dhe kundërshtarët tani e dinë këtë dhe e godasin pikërisht aty, siç bëri Barcelona.
Maxi Lopez ka luajtur me Barcelonën dhe Milanin, ka ndarë dhomën e zhveshjes me kampionë si Ronaldinho dhe ka kaluar njëzet vjet në futbollin profesionist.
Pas përjashtimit nga lista e Tottenham për Premier League, Richarlison është gjendur në qendër të një polemike ku përfshihet Flávio Bolsonaro, kandidati i së djathtës për presidencën e Brazilit.