Flash

De Bruyne rrëfen si veproi Garcia për ti hequr shiritin e kapitenit: “Nuk pati votim”

Lapsi.al 5 September 2025
De Bruyne rrëfen si veproi Garcia për ti hequr shiritin e kapitenit:

Belgjika vjen pas një fitoreje pa histori kundër Lihtenshtajnit me rezultatin 6-0 që i lejon Djajve të Kuq të ngjiten në kuotën e 7 pikëve në renditje. Të dielën sfida në shtëpi kundër Kazakistanit me shpresën për t’u dhënë vazhdimësi këtyre rezultateve pozitive. Ndërkohë vazhdon të jetë temë diskutimi shiriti i kapitenit i dhënë nga trajneri Rudi Garcia për Tielemans, duke ia hequr atë mesfushorit De Bruyne. Ish-trajneri i Napolit, në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes, kishte njoftuar vendimin e tij duke e motivuar si një ndryshim kursi me të kaluarën, një lloj kalimi stafetë midis brezit të ri dhe atij të vjetër, të përfaqësuar sot nga De Bruyne, Lukaku dhe Courtois.

Pikërisht mbi këtë argument ka folur sërish ish-fantazisti i Manchester City, sot te Napoli, i cili ka zbuluar se në ç’mënyrë Garcia i kishte komunikuar vendimin për t’i hequr atij atë shirit nga krahu. De Bruyne ka shpjeguar: “Ai foli me mua dhe Romelu Lukakun në fillim të kësaj jave dhe na komunikoi vendimin e tij – tha. – Por e dini, nuk pati ndonjë votim”.

Lexo më tej: Sllovakia trondit Nagelsmann, bie Gjermania: Spanja pa probleme, Belgjika një furi

Rudi Garcia kishte folur për një zgjedhje të përbashkët me dhomën e zhveshjes dhe stafin, por në realitet trajneri francez kishte folur vetëm me dy veteranët që sot janë te Napoli. “Trajneri ka marrë një vendim që mund të zgjasë disa vite – ka përfunduar De Bruyne mbi këtë temë. – Është një zgjedhje afatgjatë, për koherencë”. Gjatë intervistës së dhënë për ‘Sporza’, De Bruyne ka folur më pas edhe për përvojën e tij të re te Napoli: “Po përshtatem mirë, ka qenë një grumbullim i vështirë por i kam bërë të gjitha. Ndihem në formë”. Asgjë për të thënë për kontekstin në të cilin është gjetur.

Fjalët e De Bruyne mbi përvojën e tij të re te Napoli

“Kam ende disa gjëra për të sistemuar, si përpara zhvendosjes, por gjithçka shkon mirë. Kam nisur gjithashtu mirë sezonin – shpjegon. – Diferenca me Anglinë është se atje ndihesh pak i vetëm ndoshta, ndërsa në jug të Italisë të gjithë bëjnë tifo për Napolin, gjë që është fantastike. Është një skuadër e madhe që mund të rritet ende shumë. Shpresoj që prej saj të lindë diçka e mirë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI