Flash

Ngërç me SHBA? Rama: Sorosin e kam mik dhe e kam për nder

Lapsi.al 5 September 2025
Ngërç me SHBA? Rama: Sorosin e kam mik dhe e kam për nder

Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij dhe administratës “Trump” ekziston një ngërç, Rama e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se marrëdhëniet janë në nivelin më të lartë.

“Ngërç?! Pse?! Pse do bëj në telefonatë me presidentin? Asgjë nuk po ndodh. Marrëdhëniet me SHBA janë në nivelin më të mire sot. Pastaj unë u bëra 12 vjet në këtë detyrë dhe nuk kamë më emocione as për fotografi dhe as për telefonata. Nuk i kërkoj këto fare” – tha Rama që foli edhe për marrëdhëniet e tij me Soros.

LEXO EDHE: E plotë/ Një portret i George Soros nga francezja Le Figaro

“Alex Soros është miku im. Është armik me Trump? E çfarë më duhet mua? Unë isha para disa javësh me të bijën e Trump këtu. Me të bijën dhe me dhëndrin dhe me familjen, por unë nuk bëj fotografi për të treguar me kë jam. Më kanë ikur këto emocione, ka shumë vite. Atje ata kanë punën e tyre, ne kemi punën tonë.

Alex Soros është miku im. Ka qenë dhe është miku im. Jared Kusher është mik më i ri, por ka qenë miku im kur Donald Trump mund të përfundonte edhe në burg, por është miku im sot që ka babain e të shoqes president dhe do të jetë miku im nesër nëse ai do të dojë të jetë miku im. Këto janë të ndara nga politika. Se çfarë bëjnë atje me njëri tjetrin është puna e tyre.

LEXO EDHE: A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

George Soros ka qenë dhe është miku im. e kam për nder. E kupton? Por edhe Rexhep Taip Erdogan që me George Soros janë “thikë e brisk” është miku im. Kam mik dhe Orbanin dhe e kam për nder që e kam mik. Kam mik dhe Orbanin që është gati të theret me Sorosin, kam miq edhe të tjerë që janë gati të theren me Orbanin.

Çfarë lidhje ka kjo? Unë nuk jam Xi Jinpin. Unë jam kryeministri i një vendi të vogël dhe unë mendoj që Shqipëria duhet të ketë miq sa më shumë dhe mundësisht asnjë armik” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI