Flash

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit, me shkallën më të lartë të punësimit

Lapsi.al 5 September 2025
Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit, me shkallën

Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda treguesve zyrtare shfaqen problematika të mëdha mes faktit se sa janë të punësuar realisht që marrin pagesa mujore dhe atyre që raportohen si të punësuar zyrtarisht.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në vitin 2024, qarku me shkallën më të lartë punësimit ishte Kukësi (70,9 %) dhe Gjirokastra (66,0 %), ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë Lezha (47,6 %) dhe Vlora (51,7 %).

Teksa Kukësi ka shkallën më të lartë punësimit, vjen në fund të renditjes nga 12 qarqet e tjera për shpenzimet mujore të familjeve. Në vitin 2023 Një familje në Kukës shpenzonte 73,225 lekë në muaj sipas INSTAT, niveli më i ulët në rang vendi dhe 20 për qind më pak se mesatarja kombëtare.

Duke verifikuar strukturën e punësimit në Kukës dominon dega e bujqësisë. Në këtë sektor janë të punësuar 72 për qind e totalit te te punësuarve, po kur vjen puna tek rendimenti Bujqësore Kukësi kontribuon më pak se çdo qark në prodhimin bujqësor në të gjitha degët.

Pothuajse të gjithë të punësuarit që raportohen në bujqësi nuk kanë ta ardhura mujore, ofruesi më i madh i punësimit me pagë në këtë qark është shteti nëpërmjet administratës lokale, shkollave dhe shëndetësisë.

Në 6 qarqe të vendit, Kukës, Elbasan, Dibër, Berat dhe Korçë bujqësia kontribuon në më shumë se gjysmën e punësimit, teksa sektorët e tjerë të industrisë dhe shërbimeve zënë një peshë shumë të vogël.

Qarqet që në strukturën punësimit të tyre dominojnë industria dhe shërbime kanë nivel më të lartë jetesës.

Psh në qarkun e Tiranës vitin e kaluar shërbimet punësuan 63,8 % te totalit të punësuarve. 26,7 % e të punësuarve ishin në sektorin e industrisë dhe vetëm 9,4 % e tyre punonin në bujqësi.

Qarku i Durrësit ka rreth 31,9 % të të punësuarve të angazhuar në sektorin e e industrisë (duke shënuar qarkun me numrin më të madh të punonjësve në këtë sektor), 39,6 % në sektorin e shërbimeve dhe 28,5 % në sektorin e bujqësisë.

Në qarkun e Lezhës shërbimet ofrojnë 40.7 të punësimit total, në Vlorë 49,2% dhe Gjirokastër 34.8% punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve, një e katërta në sektorin e industrisë dhe pjesa tjetër që varion nga 30 në 40 % janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë.

Bujqë sia ë shtë kontribuuesi kryesor në punë sim me 36.7% të totalit më 2024 duke pë suar rë nie të lehtë nga niveli 37.2% i vitit 2023./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Deri në orët e mesditës i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën Pe...

07:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI