Flash

Sllovenia tërheq specat shqiptare pas bllokimit të pjeshkëve në Kroaci

Lapsi.al 5 September 2025
Sllovenia tërheq specat shqiptare pas bllokimit të pjeshkëve

Një sasi me speca të kuq që u eksportuan drejt Sllovenisë nga Shqipëria janë tërhequr me urgjencë nga tregu për shkak të niveleve të larta të pesticideve që janë zbuluar në to.

Raportohet se kompania Geaprodukt në Slloveni ka dhënë urdhrin për tërheqjen e specave nga Shqipëria pasi në to janë gjetur pesticide të tepërta si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid.

Mësohet se produkti është importuar në Slloveni nga data 24 gusht deri në 4 shtator, ndërsa kanë qenë të paketuara në kuti kartoni dhe plastikë.

Sakaq, kompania u ka kërkuar klientëve ta kthejnë produktin në vendin e blerjes dhe nëse kjo nuk është e mundur, ata duhet ta hedhin atë.

Kompania ka këshilluar personat që kanë rënë në kontakt me ushqimin e kontaminuar duhet të dezinfektojnë duart dhe në rast të të përzierave ose problemeve me tretjen, ata duhet të kontaktojnë mjekun më të afërt.

Ndwrkohw, jo mw larg se dje Kroacia ka bllokuar një sasi prej 5,562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria, për shkak të pranisë së nikelit mbi normat e lejuara.

Njoftimi për këtë rast u mor nga Sistemi RASFF më 22 gusht 2025, dhe u konfirmua pas analizave të kryera në shtetin kroat. Pas marrjes së njoftimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU) ka nisur hetimet dhe ka gjetur se produkti nuk ishte shpërndarë në tregun vendas, por ishte dërguar ekskluzivisht për eksport.

Sasia e pjeshkëve u asgjësua në Kroaci pas rezultatëve të analizës. Ky rast është përcjellë dhe për masa të tjera nga autoritetet shqiptare.

Të këshilluara

BIRN: Mbërrin “reforma” e tretë e ujit

Në raportin e vitit 2014 mbi gjendjen e sektorit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në vend, autoriteti mbikëqyrës, Enti Rregullator i Ujit, shënjoi humbjet në rr...

14:08

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI