Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Inteligjenca artificiale ushqen narrativë nacionalistë për statusin e Kosovës

Lapsi.al 6 September 2025
Inteligjenca artificiale ushqen narrativë nacionalistë për

“Grok, çka mund të më thuash për Kosovën?”

Kur kjo pyetje i shtrohet modelit të inteligjencës artificiale të platformës X, Grok - i ngjashëm me ChatGPT - ajo merr përgjigje me përmbajtje plotësisht të ndryshme, varësisht nga gjuha në të cilën bëhet.

“Kosova është Serbi”, përgjigjet në serbisht.

“Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008”, përgjigjet në shqip.

“Ka papajtueshmëri për statusin e Kosovës”, thotë në anglisht.

Pse ndodh kjo? Vetë Grok-u e shpjegon thjesht dhe shkurt.

“Kjo ndodh sepse unë përshtatem me shenjat kulturore dhe kontekstuale që janë të ngulitura në secilën gjuhë, të cilat mund të ndikojnë në mënyrën se si i interpretoj dhe u përgjigjem temave të ndjeshme si statusi i Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Grok-ut ndaj pyetjes së Radios Evropa e Lirë.

Kështu, Grok-u sqaron se, në serbisht, thekson “perspektivën e Serbisë, që e sheh Kosovën si krahinë autonome brenda kufijve të saj”; në shqip, paraqet “sovranitetin e Kosovës” si pikëpamje të Kosovës; ndërsa në anglisht synon “të ofrojë një pasqyrë neutrale dhe faktike, duke balancuar të dyja anët”.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar zyrën e medias të zhvilluesit të Grok-ut, por nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk kanë dhënë as zhvilluesit e platformave të tjera të ngjashme, si ChatGPT - e bërë nga kompania OpenAI.

Si Grok, ashtu dhe ChatGPT dhe modele të tjera të ngjashme nuk mund të garantojnë se përgjigjet që japin ndaj pyetjeve të shtruara, janë të sakta.

Karolina Ewa Stanczak, hulumtuese në Qendrën për Inteligjencë Artificiale në Universitetin ETH të Cyrihut, thotë se problemi prapa kësaj qëndron te mënyra se si këto modele ndërtohen.

“Baza dhe thelbi i tyre është kryesisht një sasi e madhe teksti që ato shohin. Mund të imagjinoni që në disa gjuhë mund të gjenden tekste të ndryshme, opinione të ndryshme, këndvështrime të ndryshme mbi të njëjtën temë”, thotë Stanczak për Radion Evropa e Lirë.

Pra, nëse kur kërkohet për Kosovën në serbisht, shumica e materialit të publikuar online thotë se “Kosova është Serbi”, atëherë ato postime grumbullohen nga modeli i inteligjencës artificiale, që formulon një përgjigje bazuar në to.

Por, Stanczak tregon se zhvilluesit e këtyre modeleve kanë mundësi t’i luftojnë keqinformimet duke vendosur disa kontrolle që u tregojnë modeleve se si të sillen.

“Nëse po mblidhen të dhëna për trajnimin e modeleve gjuhësore, të dhënat duhet të kalojnë nëpër kontrolle për dezinformata”, thotë ajo.

Megjithatë, në këtë çështje ajo sheh disa probleme.

Së pari, këto modele nuk duhet patjetër t’ua japin të gjithëve përgjigjen e njëjtë. Ta zëmë se dikush në Kosovë pyet se sa larg është një vend nga Prishtina, përgjigjja është më mirë të jepet në kilometra, që përdoren në Kosovë për matjen e distancës, sesa në milje.

“Ka një vijë të hollë mes faktit që përdorues të ndryshëm do të kenë nevoja të ndryshme, prandaj modelet duhet t’u japin përgjigje të ndryshme, por, njëkohësisht, nuk duam që njerëzit të mbeten të ngujuar në një flluskë informacioni apo dezinformate”, thotë Stanczak.

Problemet e tjera? Ajo thotë se, si fushë e re, ka shumë pak mbikëqyrje dhe kufizime mbi modelet e ndryshme të inteligjencës artificiale dhe shumë nga përdoruesit e tyre nuk e kanë të qartë se si funksionojnë ato.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në Kosovë, thotë Hyrije Mehmeti, ligjëruese në Universitetin e Prishtinës dhe pjesë e platformës për identifikimin e dezinformatave, Hibrid.info.

Ajo thotë se në Kosovë, ku përdorimi i modelit ChatGPT është i theksuar, niveli i edukimit digjital lë shumë për të dëshiruar.

Në muajt e fundit, gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë hasur në mjekë që përdorin modelin ChatGPT për të diagnostikuar e trajtuar pacientë, mësimdhënës që e përdorin atë për testim të nxënësve, e shumë raste të tjera të ngjashme.

Gjatë hulumtimeve për tema të ndryshme, ChatGPT shpeshherë ka bërë pretendime që më vonë kanë rezultuar të pavërteta. Edhe Mehmeti thekson se këto sisteme, “për shkak të mënyrës se si trajnohen dhe burimeve të të dhënave që përdorin, shpeshherë japin përgjigje të pasakta ose kontradiktore”.

“Për qytetarët, veçanërisht ata të moshës së tretë apo ata që nuk kanë aftësi të zhvilluara në edukimin digjital, kjo mund të nxisë konfuzion, të dëmtojë besimin publik dhe madje të ndikojë në perceptimin e realitetit politik dhe shoqëror”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Për këtë arsye, ajo sugjeron që institucionet në Kosovë të organizojnë trajnime dhe fushata ndërgjegjësuese për inteligjencën artificiale dhe rreziqet potenciale nga ajo, si dhe të bëhet verifikimi i informacionit para shpërndarjes më të madhe të tij.

“Në Kosovë ende është duke u folur për futjen e edukimit medial si lëndë të rregullt në shkolla dhe tashmë ka lindur nevoja edhe për edukimin digjital. Është shumë e rëndësishme veçanërisht për zhvillimin e mendimit kritik”, shton Mehmeti.

Si pjesë e Hibrid.info, ajo ka parë shpeshherë se si fotografi e video të krijuara me inteligjencë artificiale janë marrë për të vërteta nga shumë qytetarë dhe janë bërë virale në rrjete sociale.

“Kjo është shumë shqetësuese, sepse informacione jo të vërteta po merren si të vërteta nga qytetarët”, thotë Mehmeti.

“Në thelb, inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i fuqishëm, por pa aftësi të forta të edukimit mediatik e digjital, qytetarët mbeten të pambrojtur ndaj dezinformimit të gjeneruar apo të amplifikuar nga këto teknologji”, përfundon ajo./REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI