Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Aksidenti në Lisbonë/ Hetuesit: Kablloja u këput para përplasjes së tramvajit

Lapsi.al 7 September 2025
Aksidenti në Lisbonë/ Hetuesit: Kablloja u këput para

Zyrtarët portugezë që kanë hetuar daljen vdekjeprurëse të një tramvaji nga binarët në Lisbonë më 3 shtator, kanë thënë se faji duket se ka qenë te këputja e kabllos, pasi pjesa tjetër e mekanizmit ka qenë duke funksionuar mirë.

“Pas hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, është vërtetuar menjëherë se kablloja që lidhte dy vagonët ishte e prishur”, ka bërë të ditur Zyra Kombëtare për Transport, përmes një deklarate.

Frenuesi ka bërë përpjekje që t’i përdorë frenat emergjentë, mirëpo nuk ka arritur të parandalojë përplasjen, kanë thënë ata. Për pasojë, 16 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur, pasi tramvaji i verdhë ikonik, Gloria është përplasur me një ndërtesë.

Policia ka thënë se në mesin e të vdekurve janë pesë portugezë, tre britanikë, dy koreanojugorë, dy kanadezë, një amerikan, një ukrainas, një zviceran dhe një francez. Tramvaji 140-vjeçar është i dizajnuar për t’i bartur pasagjerët nga zonat e pjerrëta të Lisbonës dhe është mjet i rëndësishëm transporti për banorët e qytetit, po edhe atraksion për turistët.

Sipas hetuesve, tramvaji ka qenë duke udhëtuar 60 kilometra në orë kur e ka goditur ndërtesën. Ende nuk dihet sa persona kanë qenë duke udhëtuar me këtë pajisje - e cila është menduar për 40 pasagjerë dhe sa prej tyre kanë qenë në rrugë. Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro, e ka përshkruar rastin si “njërën prej tragjedive më të mëdha të së kaluarës tonë të afërt”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI