Flash

Cristiano Ronaldo shtyn tifozin që donte një selfie: humb kontrollin dhe e largon

Lapsi.al 7 September 2025
Cristiano Ronaldo shtyn tifozin që donte një selfie: humb kontrollin
Cristiano Ronaldo shtyn një tifoz që donte një selfie: ylli i madh i Portugalisë humbi kontrollin dhe largoi fansin që kishte shmangur sigurinë e hotelit në Armeni. Pesë herë fituesi i Topit të Artë është i angazhuar me kombëtaren e tij në tokën armene për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 dhe para ndeshjes që luhet në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” të Jerevanit ndodhi ky episod i pakëndshëm që menjëherë u bë viral. Tifozi ia doli të kalonte kontrollet e sigurisë së hotelit dhe iu afrua Cristiano Ronaldos për të bërë një selfie me idhullin e tij, por futbollisti i Al-Nassr nuk ishte aspak i lumtur për atë që po ndodhte dhe e largoi atë me një shtytje.

Lexo më tej: Carvalho, njeriu që zbuloi Ronaldon jeton në varfëri: “Ka refuzuar të më ndihmojë”

Menjëherë pas kësaj ndërhynë punonjësit e sigurisë për të shmangur që situata të përkeqësohej dhe më pas CR7 u asistua nga një anëtar i delegacionit të kombëtares luzitane. Tifozi më pas u shoqërua jashtë nga siguria së bashku me një tjetër mbështetës, i cili kishte provuar të bënte të njëjtën gjë pak çaste më pas. Bëhet fjalë për një episod mjaft të çuditshëm sepse Cristiano Ronaldo gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me tifozët e tij, madje edhe me ata që bënin pushtim fushe për të bërë një foto me të.

Cristiano Ronaldo sërish në gol me Portugalinë

Pavarësisht këtij episodi të pakëndshëm, Cristiano Ronaldo është gjithmonë protagonist në ndeshjet e Portugalisë së tij, pasi edhe në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në transfertë në Armeni, ylli i madh ish-Real Madrid, Manchester United dhe Juventus la sërish shenjë duke realizuar golin e tij të 941-të dhe të 942-të në karrierë. Përfaqësuesja luzitane, e drejtuar nga Roberto Martinez, e zgjidhi ndeshjen me golat e Joao Felix, Joao Cancelo dhe një dopietë të kapitenit të saj. Pas fitores në Nations League në qershorin e kaluar, Portugalia ka nisur rrugëtimin e saj drejt Botërorit të ardhshëm në grupin F me Hungarinë, Irlandën dhe Armeninë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI