Flash

E bombarduar nga dronët rusë, Sudakov tregon imazhet e shtëpisë: “Djali im ishte aty”

Lapsi.al 7 September 2025
E bombarduar nga dronët rusë, Sudakov tregon imazhet e
Për Georgiy Sudakov kanë qenë orë të mëdha frike dhe ankthi për familjen e tij: gjatë natës bombardimet ruse kanë goditur qytetin e Kievit, duke shkatërruar plotësisht shtëpinë e lojtarit, ndërsa brenda ishin djali, gruaja dhe nëna e tij. Mesfushori është i angazhuar me kombëtaren e tij në kualifikimet për Botërorin e ardhshëm, por mendja i shkon tek tmerri që vazhdojnë të përjetojnë të gjithë në Ukrainë. Në Instagram ai ka ndarë fotot e apartamentit të tij në qytet, i copëtuar plotësisht nga dronët dhe raketat, duke lënë vetëm rrënoja dhe një ndjenjë të madhe pafuqie. “Ja si dukej shtëpia ime pas kësaj nate”, ka shkruar lojtari i përshkuar nga dhimbja dhe nga ndërgjegjësimi i tmerrshëm se e gjithë familja e tij rrezikoi jetën për shkak të sulmit rus.

Shtëpia e Sudakov e reduktuar në rrënoja

Apartamenti i lojtarit ndodhet në një pallat në Kiev që u shkatërrua plotësisht nga raketat e dërguara nga Rusia. Në rrjetet sociale mesfushori i Benfikës ka publikuar imazhe tronditëse, të shoqëruara nga rrëfimi i natës së tmerrit: “Ja si duket pas mbërritjes së Shahed (një dron kamikaz, shën.). Në atë moment gruaja ime, djali im dhe nëna ime ishin në shtëpi”. Të gjithë kanë menduar për më të keqen dhe fotot bënë menjëherë xhiron e botës, duke shkaktuar indinjatë të madhe. Shtëpia e lojtarit është plotësisht e shkatërruar: të gjithë muret janë shembur, rruga dhe makinat e parkuara janë të mbuluara me rrënoja dhe katet e sipërme të pallatit janë praktikisht të parikpozueshme, të djegura nga kontakti me raketat ruse. Vazhdon tragjedia në Ukrainë, e shkatërruar nga lufta dhe pasojat e saj dramatike që nuk kursejnë askënd.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Giorgi Sudakov🇺🇦 (@sudakov_11)

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI