Flash

John Malkovich flet për aferën e tij me Michelle Pfeiffer

Lapsi.al 7 September 2025
John Malkovich flet për aferën e tij me Michelle Pfeiffer

John Malkovich, ka folur për herë të parë publikisht rreth lidhjes së tij të bujshme me kolegen e tij, Michelle Pfeiffer, gjatë kohës që të dy ishin të martuar.

Në episodin e datës 3 shtator të podcast-it “Fashion Neurosis” nga Bella Freud, aktori 71-vjeçar u hap mbi marrëdhënien që pati me Pfeiffer gjatë xhirimeve të filmit të famshëm “Dangerous Liaisons” në vitin 1988.

“Nuk është diçka për të cilën kam folur ndonjëherë më parë,” tha Malkovich.

Ai shpjegoi se marrëdhëniet emocionale që krijohen gjatë punës në film mund të bëhen shumë të forta dhe, ndonjëherë, kalojnë kufijtë profesionalë.

“Në punën që bëj, krijohen lidhje emocionale shumë shpejt. Kjo është pjesë e procesit. Rrallëherë, ato lidhje shkojnë përtej punës,” u shpreh aktori.

Malkovich e përshkroi Pfeiffer-in, si një kolege shumë të çmuar:

“Ishte shumë argëtuese, prekëse, dhe me mua ishte jashtëzakonisht e drejtë,” tha ai. “Unë nuk isha i tillë,” shtoi më tej me ndershmëri, duke reflektuar për gabimet e së kaluarës.

Ai pranoi se lidhja e tyre ndikoi negativisht në marrëdhënien profesionale:

“Kam mësuar se një koleg i mirë është gjëja më e rrallë. Dhe kur ajo marrëdhënie shkon përtej punës apo miqësisë, zakonisht humbet. Dhe kjo është shumë e vështirë për t’u rikuperuar.”

Në kontrast me këtë përvojë, Malkovich solli si shembull marrëdhënien e tij profesionale dhe miqësore 33-vjeçare me aktoren Ingeborga Dapkunaite:

“Ne kurrë nuk e kaluam atë vijë. Dhe kjo është ajo që kam mësuar – që kur ndodh diçka e tillë, ndoshta nuk ka më kthim pas.”

Në kohën kur ndodhi afera, Malkovich ishte i martuar me aktoren Glenne Headly, nga e cila u divorcua po në vitin 1988 – të njëjtin vit kur u publikua edhe filmi. Headly ndërroi jetë në vitin 2017 në moshën 62-vjeçare.

Nga ana tjetër, Michelle Pfeiffer ishte e martuar me aktorin Peter Horton, me të cilin u nda po në vitin 1988. Pfeiffer nuk ka folur publikisht kurrë për lidhjen me Malkovich.

 

Të këshilluara

Jonathan Bailey bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në aktrim për t'u fokusuar në menaxhimin e fondacionit të tij, The Shameless Fund. Në një intervistë të fundit ...

14:20

Cardi B: Arsyeja pse refuzova "Super Bowl"

Cardi B, e cila më 19 shtator publikon albumin e shumëpritur “Am I the Drama?”, ka treguar pse nuk pranoi të ngjitej në skenën e Super Bowl Halftime Show. “K...

15:08

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI