Flash

Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, arrestohet i riu i armatosur në Durrës

Lapsi.al 7 September 2025
Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, arrestohet

Një 33-vjeçar nga Durrësi, Enea Zeqiri, u arrestua në flagrancë nga policia pasi dyshohet se mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes, policia i gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin: E. Z., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës. 

Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, thuhet në njoftimin e policisë" - thuhet në njoftimin e policisë.  /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI