Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Autor i masakrës në Shkodrës, ja kush është Ragip Gila

Lapsi.al 8 September 2025
Autor i masakrës në Shkodrës, ja kush është Ragip Gila

Janë publikuar fotot e 29-vjeçarit, Ragip Gila, autorit të masakrës që u regjistrua paraditen e sotme në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.

Teksa ishte në lëvizje me motor, Gila qëlloi më breshëri plumbash në lokalin ku gjeti vdekjen e menjëhershme Armando Pali. Më pas autori arriti që të largohet me një automjet tip BMW ngjyrë gri, me të cilin u aksidentua në dalje të qytetit teksa po tentonte t'i ikte policisë. Pas aksidentit ka tentuar që të ikë në këmbë drejt lumit Kir, por është kapur nga forcat Shqiponja.

Ragip Gila nuk është një person i panjohur për policinë. Ai kishte dalë nga burgu pak muaj më parë, pasi ishte arrestuar në 6 dhjetor 2023, sepse në banesën e tij në lagjen Partizani në Shkodër iu gjet arsenal armësh që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale, për të kryer krime kundër personit dhe pronës.

Gjatë operacionit “Imazhi fals” u sekuestruan 7 jelekë antiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në atë kohë, blutë arrestuan në flagrancë Ragip Gilën, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Nga të shtënat ndërroi jetë në spital dhe Liridon Kraja, shoferi dhe shoqëruesi i Erogen Vasos Bajrit, i cili dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit të rëndë. Vaso dhe një grua që po pinte kafe në lokal në momentin fatal mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Masat e nxehta me origjinë afrikane do të jenë prezent në vendin tonë duke sjellë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës kryesisht temperatura deri në 7 gradë...

07:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI