Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Masakra në Shkodër/ Klodiana Lala: Shënjestra uli kokën, autori kujtoi se ishte vrarë

Lapsi.al 8 September 2025
Masakra në Shkodër/ Klodiana Lala: Shënjestra uli kokën,

Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerrë detaje nga masakra e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Duke folur në emisionin "Log" në News24, Lala ka theksuar se sipas kamerave të sigurisë, në momentin e atentatit, Erogen Vaso ka qënduar pa lëvizur me kokën ulur. Ndërkohë që më tej, Lala zbuloi dhe dëshminë e autorit para policisë, i cili ka thënë se mendonte se e vrau Vason.

"Kur janë parë kamerat e lokalit, Erogen Vaso në momentin që është qëlluar ka ulur kokën dhe nuk ka lëvizur derisa është bindur që autori është larguar. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja. Ai ka thënë që unë do ta qëlloja në kokë, por kam menduar që e kam vrarë, ka thënë autori i dyshuar Ragip Gila. Më pas kur ka parë që është larguar ka kërkuar ndihmë dhe i është dhënë. Gjendja e tij është e stabilizuar, por nuk ka dhënë një dëshmi në kuptim të ligjit, me procesverbal. Pastaj se ku janë përplasur dy grupimet pritet ta sqarojë hetimi, sepse aty historitë janë shumë të kolavitura, ka aq shumë ngjarje, ka aq shumë konflikte dhe ndërlidhje mes tyre," tha Lala.

Lala tha se autori i dyshuar i krimit, Ragip Gila, ka hyrë me automatik në kafenenë ku qëndronte shënjestra dhe persona të tjera dhe ka hapur zjarr, duke vrarë Armando Palin dhe Liridon Krajën. Gazetarja tha se shënjestra e atentatit Erogen Brajovic është plagosur dhe vijon të jetë në spital, ndërkohë që është plagosur edhe kamarierja e lokalit.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 8:50 të mëngjesit. Erogen Brajovic, banon mbi lokalin ku ka ndodhur masakra. Është ulur në lokal ku është takuar me një pjesëtar të familjes së tij, Liridon Kraja, që është i martuar me kushërirën e tij dhe me Armando Palin, ish koleg në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Kur janë ulur në lokal, në afërsi të lokalit, është afruar një motor dhe më pas personi me skafandër dhe automatik, është afruar në tavolinën e tyre, dhe ka qëlluar me breshëri.

Ata kanë tentuar të shmangen dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme, por autori i ka ndjekur nga pas duke lënë të vrarë Armando Palin. Ka mbetur i palgosur rëndë Liridon Kraja, por më pas ka ndërruar jetë. Ka mbetur i Plagosur Brajovic dhe kamarierja e lokalit, Meri Kaceri. Autori i dyshuar Ragip Gila, ka dalë nga ana e pasme e lokalit dhe nën kërcënimin e armës, ka nxjerrë drejtuesin jashtë dhe ka rrëmbyer makinën. Policia ka dyshime se viktimat janë të pafajshme. Armando Pali nuk ka rekord kriminal, ka qenë zyrtar shtetëror. Po ashtu edhe Liridon Kraja, pavarësisht se ishte dhëndër në familjen Brajovic, nuk kishte rekorde. Po ashtu as kamarierja", tha Lala. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rrëzohet qeveria në Francë

Kryeministri i Francës, François Bayrou, ka humbur votën e besimit që vetë kërkoi ndaj qeverisë së tij, duke çuar në rrëzimin e ekzekutivit që drejtonte. Asa...

19:10

Të jetosh me dy ritme

Ne shpesh e përshkruajmë balancën si një gjendje të vetme, por në të vërtetë jetojmë dy ritme tëndryshme. Gjatë ditës, jemi të hapur, aktivë, të lidhur me ritmi...

17:01

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI