Flash

Qeveria ndaloi rrjetet sociale/ Protestë e përgjakshme në Nepal

Lapsi.al 8 September 2025
Qeveria ndaloi rrjetet sociale/ Protestë e përgjakshme në Nepal

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Nepal, pasi demonstratat kundër një ndalimi të qeverisë për rrjetet sociale çuan në përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së demonstruesve që e përshkruajnë veten si 'Gjenerata Z' për t’u mbledhur pranë ndërtesës së parlamentit në Kathmandu lidhur me vendimin për të ndaluar platformat duke përfshirë Facebook, X dhe YouTube.

Ministri i Komunikimit i Nepalit, Prithvi Subba, i tha BBC-së se policia ishte e detyruar të përdorte forcë. Policia përdori pompat me ujë me presion, shkopinj gome dhe qëlloi me plumba gome.

Qeveria ka thënë se platformat e rrjeteve sociale duhet të rregullohen për të luftuar lajmet e rreme, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimet online.

Por platformat e njohura si Instagram kanë miliona përdorues në Nepal, të cilët mbështeten tek to për argëtim, lajme dhe biznes.

Demonstruesit mbanin pankarta me slogane duke përfshirë “mjaft është mjaft” dhe “fund korrupsionit”. 

Disa thanë se po protestonin kundër asaj që e quajtën sjellje autoritare të qeverisë.

Ndërsa tubimi u zhvendos në një zonë të kufizuar pranë parlamentit, disa protestues u ngjitën mbi murin rrethues.

“Gaz lotsjellës dhe pompa uji u përdorën pasi protestuesit depërtuan në zonën e ndaluar,” tha zëdhënësi i policisë Shekhar Khanal për agjencinë AFP.

Një zëdhënës i zyrës së distriktit të Kathmandu tha se një ndalim qarkullimi u vendos përreth zonave duke përfshirë ndërtesën e parlamentit pasi protestuesit tentuan të hynin brenda.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Nepalit, Rajaram Basnet, i tha BBC-së se një njësi e vogël ushtarësh ishte dislokuar në rrugë pas hyrjes në fuqi të ndalimit të qarkullimit.

Javën e kaluar autoritetet urdhëruan bllokimin e 26 platformave të rrjeteve sociale për mosrespektim të afatit për t’u regjistruar pranë Ministrisë së Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit të Nepalit.

(Pamjet nga protestat në Nepal janë bërë virale në TikTok, të cilin qeveria e mbylli për ruajtjen e "harmonisë sociale")

Që nga e premtja, përdoruesit kanë hasur vështirësi për të hyrë në platforma, megjithëse disa po përdorin VPN për të anashkaluar ndalimin. Deri tani, dy platforma janë rihapur pasi u regjistruan pranë ministrisë pas ndalimit.

Qeveria e Nepalit ka argumentuar se nuk po ndalon rrjetet sociale, por po përpiqet t’i përshtasë ato me ligjin nepalez.

BBC, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI