Flash

Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër, 43-vjeçari përfundon në spital

Lapsi.al 9 September 2025
Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër, 43-vjeçari

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në aksin “Kakavije–Gjirokastër”, në vendin e njohur si “Ish-SMT”.

Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtues shtetasin K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Pjesa e parë të ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin shqiptar, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat d...

08:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI