Flash

Aksidenti me dy të vdekur në Kukës, policia arreston 19-vjeçarin pa patentë

Lapsi.al 9 September 2025
Aksidenti me dy të vdekur në Kukës, policia arreston

Policia e Kukësit ka arrestuar 19-vjeçarin që u shkaktoi aksidentin rrugor me dy të vdekur në rrugën Krumë-Golaj.

19-vjeçari, pa patentë, drejtonte makinën që u përplas me makinën tjetër ku udhëtonin dy viktimat Zef Ngjeçi 64 vjeç dhe shoferi N.S. 68 vjeç.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Krumë-Golaj”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, pasi nga përplasja e automjetit që ai drejtonte pa leje drejtimi me automjetin me drejtues N. S., 68 vjeç, banues në fshatin Vlahën, humbën jetën shtetasi N. S. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Z. N., 64 vjeç, banues në fshatin Nikoliq”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Izraeli bombardon Katarin

Izraeli shënjestroi anëtarë të lartë të udhëheqjes së Hamasit në një sulm sot, në Katar. Katari ka ndërmjetësuar të ndalojë luftën në Gaza. Fati i zyrtarëve t...

15:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI