Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Berisha: McGonigal informoi shërbimet sekrete kineze dy ditë pas darkës me Ramën

Lapsi.al 9 September 2025
Berisha: McGonigal informoi shërbimet sekrete kineze dy ditë pas

Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, denoncoi një takim që kryeministri Edi Rama ka pasur me ish-shefin e zyrës së kundërzbulimit të FBI në Neë York me kryeministrin Edi Rama dhe që sipas tij ka ndikuar në marrëdhënien e McGonigal me shërbimet kineze.

Duke iu referuar dokumenteve gjyqësore në SHBA dhe burimeve zyrtare, Berisha deklaroi se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, i njohur me pseudonimin “Eye One”, pas një darke me kryeministrin Edi Rama në Tiranë më 9 shtator 2017, i ka përcjellë të dhëna sensitive shërbimeve sekrete kineze përmes ndërmjetësimit të Dorian Duçkës, këshilltarit të Ramës.

Fjala e tij:

Pra, çfarë ndodh?

Me datën 9 shtator të vitit 2017, agjenti Një Sy (Eye One), siç quhet në gjuhën e kodit McGonigal, darkon në Tiranë me Edi Ramën, në prani të personit B, Dorian Duçkës, këshilltarit më të afërt të tij, i cili mbante pasaportë diplomatike si zyrtar i lartë i qeverisë Rama.

Pas kësaj darke, nga e cila siç u mor vesh, McGonigal dërgoi mesazhin se jam me kryeministrin e Shqipërisë dhe ky po më informon për reformën në drejtësi dhe këtu do kemi shumë punë, por në këtë darkë, siç është zbardhur në dokumente të tjera të gjykatës së Uashingtonit në SHBA, McGonigal pohon se i kërkon Edi Ramës t’i heqë licencën një kompanie ruse dhe t’ia japë një kompanie tjetër ruse.

Pra, këtu u diskutua qartësisht për shërbimet ruse. Oleg Deripaska dhe Shestakov përfaqësoheshin tek Edi Rama nga McGonigal.

Po ku del tani dimensioni kinez?

Shumë interesant.

Dy ditë pas këtij takimi në Tiranë, Hunter Biden, i zhytur totalisht në këtë aferë, takohet me përfaqësuesin e Patrick Ho, presidentit të fondacionit të korporatës kineze dhe përfaqësuesin Jang Xemin, presidentit të korporatës- ku thoni ju, në Irlandë, në një hotel.

Dhe këtu diskutohet për të dhënat që agjenti McGonigal i kishte dhënë për t’ia përcjellë shërbimeve kineze direkt, agjentit kinez të quajtur Dorian Duçka, këshilltar i Edi Ramës.

Ajo që është, por që kjo është problem që merren SHBA, është fakti se kjo korporate paguante shuma të mëdha te Hunter Biden dhe i paguante një rrogë mujore 50 mijë dollarë agjentit të vet, Dorian Duçka.

E vërteta, thotë Inspektori i Përgjithshëm, është se FBI kishte futur në rreth për të arrestuar si Patrick Ho e Jang Zemin, ashtu edhe Dorian Duçkën.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI