Flash

Besnik i Licit dhe kundërshtar i përbetuar i Bajrave/ Skeda e zezë e Barush Bregut

Lapsi.al 9 September 2025
Besnik i Licit dhe kundërshtar i përbetuar i Bajrave/ Skeda e

Barush alias Bajram Bregu, i cili u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i Ragip Gilës, që kreu masakrën e Shkodrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, njihet për lidhjen e fortë me Ibrahim Licin, një prej njerëzve me të shumëkërkuar në vend kundërshtarë i përbetuar i grupit kriminal Bajri, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Policia tha se gjatë kontrolleve pas masakrës në zemër të Shkodrës, zbuloi dy banesa që përdoreshin nga të dyshuarit, Gila, Bregu si dhe një 17-vjeçar dhe brenda tyre u sekuestruan në total 14 armë, pistoleta dhe kashallnikovë, dronë, municione, etj. Për policinë Barush Bregu nuk është një i emër i panjohur, madje ka një skedë të pasur kriminale.

Në vitin 2016 ai është dënuar me 4 vite burgim për kultivim të lëndëve narkotikem dhe armëmbajtje pa leje.

Dy vite më vonë, gjatë një aksioni policor, të zhvilluar pas ekzekutimit mafioz të Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahim Licit u zbuluan armë automatike. Në njërën nga armët u gjetën gjurmë gishtërinjsh të Barush Bregut.

Bregu dyshohej po ashtu edhe për përfshirje në atentatin mafioz në mars të 2019 kur u ekzekutuan Ibrahim dhe Astrit Bilali, babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, krahut të armatosur të grupit Bajri. Në atë kohë dyshimet për ekzekutimin ranë mbi Ibrahim Licin por ndaj tij nuk u ngrit akuzë zyrtare.

Policia ka dyshime se Barush Bregu është i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në Shkodër dhe njihej si një nga të besuarit e Ibrahim Licit. Familja Lici dhe Bajri janë në përplasje të forta prej vitesh dhe si pasojë janë regjistruar atentate mafioze me bilanc tragjik të vrarësh apo plagosurish.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI