Flash

Hedhja në erë e makinës së drejtorit të QKUK, arrestohen 11 persona

Lapsi.al 9 September 2025
Hedhja në erë e makinës së drejtorit të QKUK,

Policia e Kosovës tha se ka ndaluar disa persona të dyshuar lidhur me shpërthimin në makinën e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari më 30 prill të këtij viti.

Makina private e Osmanit kishte qenë e parkuar në parkingun e QKUK-së kur paraditen e 30 prillit kishte ndodhur shpërthimi.

Gjatë një operacioni të kryer më 9 shtator, Policia tha se ka goditur një rrjet kriminal, duke ndaluar disa persona, duke sekuestruar armë, drogë, telefona dhe dëshmi të tjera.

Kontrollet u kryen në dy lokacione në Prishtinë dhe në një lokacion në fshatin Rimanishtë, kur u ndaluan 11 të dyshuar.

Gjatë verifikimit, për një nga të dyshuarit, i identifikuar me inicialet F.D., sipas Policisë, u konstatua se ndaj tij ka një fletarrestim aktiv për çështje të narkotikëve dhe me vendim të prokurorit ai u dërgua në vuajtje të dënimit.

“Ndërkaq, pas intervistimit të personave të ndaluar dhe në konsultim me prokurorin kompetent, nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të tjerëve procedurat janë ndarë në raste të veçanta dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për trajtimin e mëtejshëm të tyre”, u tha në njoftim.

Gjatë kontrolleve në dy lokacionet në Prishtinë, Policia tha se sekuestroi një sërë provash materiale, sikurse telefona, laptopë, radiolidhje, dokumente të ndryshme dhe gjashtë fishekë, informon Radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, në Rimanishtë, autoritetet e rendit gjetën armë dhe drogë e dyshuar marihuanë, mjete për kultivim dhe përpunim të substancave narkotike.

“Janë konfiskuar 142 kilogramë e 172 gramë substancë narkotike [kanabis stativa]”, tha Policia sa i përket kontrollit në Rimanishtë, që është fshat i Komunës së Prishtinës.

Ndryshe, në ditën kur ndodhi shpërthimi në veturën e Hajdarit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e kishte dënuar ngjarjen, duke thënë se ajo ndodhi në kohën kur po bëheshin përgatitjet e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të këtij institucioni, “e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të SHSKUK-së”.

Policia nuk ka dhënë ndonjë motiv të dyshuar për këtë shpërthim.

Të këshilluara

Izraeli bombardon Katarin

Izraeli shënjestroi anëtarë të lartë të udhëheqjes së Hamasit në një sulm sot, në Katar. Katari ka ndërmjetësuar të ndalojë luftën në Gaza. Fati i zyrtarëve t...

15:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI