Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Miku i Armando Palit: Takimi me Erogen Brajoviq ka qenë rastësor, ishte i pafajshëm

Lapsi.al 9 September 2025
Miku i Armando Palit: Takimi me Erogen Brajoviq ka qenë rastësor,

Miku i Armando Palit, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në masakrën e Shkodrës, ka rrëfyer në “Shqipëria Live” disa detaje.

Ai deklaroi se viktima dhe shënjestra e vrasjes njiheshin me njëri-tjetrin, teksa takimi në kafe ka qenë rastësor.

Miku i të ndjerit u shpreh se ai vinte nga një familje shumë e mirë dhe njihej si një njeri i qetë.

“Nuk takoheshin shpesh, por në momentet që janë takuar janë përshëndetur, por vetëm kaq. Armando ka shkuar të pijë kafe në një vend të qetë përballë bashkisë.

Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, por normalisht që janë të njohur, një kafe mund ta pish.

Armando Pali është një njeri i qetë, familje shumë e mirë, me familje të qetë, një njeri shumë i mirë, me edukatë, e kulturë qytetare, nuk e ka merituar të shkojë kështu. Kjo është situata në Shkodër, del në mëngjes dhe nuk dihet nëse kthehesh në darkë, kjo është situata në Shkodër.

Kjo nuk ka lidhje me Armandon, u vra një i pafajshëm. Me shënjestrën nuk kam njohje, e kam parë në media, ka qenë në këshillin e bashkisë. Besoj se familja e ka marrë vesh lajmin nëpërmjet mediave, ose shoqërisë së tyre.

Ata kanë dhembshuri të madhe të humbjes së djalit të tyre, një familje në nivele të tilla nuk besoj se marrin veprime të gabuara. Nëna po e përjeton shumë keq, përfshirë edhe vëllain dhe familjarët. Armando ka një vajzë ka qenë i divorcuar. Uroj që në Shkodër të rikthehet qetësia”, ka deklaruar ai./TCh

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI