Flash

Sylvinho nuk heq dorë nga Manaj: publikohen formacionet, titullar dhe Broja e Bajrami

Lapsi.al 9 September 2025
Sylvinho nuk heq dorë nga Manaj: publikohen formacionet, titullar dhe Broja

Shqipëria luan ndeshjen e rëndësishme në “Air Albania”, kundër Letonisë, që vlen shumë për kualifikimin në Botërorin 2026. Sylvinho, pas zhgënjimit të pësuar në përfaqësimin e lojtarëve në miqësoren me Gjibraltarin është kthyer te siguritë e tij. Tekniku brazilian ka publikuar formacionin zyrtar, duke mos bërë asnjë ndryshim në emrat e zakonshëm të tij.

Kështu, me Strakoshën të sigurtë mes shtyllave, në krahë u kthyen Hysaj e Mitaj, ashtu si edhe pritej në fakt. Gjimshiti është në qendër të prapavijës, gati të udhëheqë repartin me Ajetin në krah. Ai është preferuar para Kumbullës për shkak të forcës në luftën në ajër, duke patur parasysh lojën e letonezëve.

Lexo më tej: Shqipëria mezi mund vendin e 199 në renditje: një penallti shpëton teknikun Sylvinho

Mesfusha kthehet ajo e zakonshmja, me Asllani, që pasi pushoi me Gjibraltarin kthehet titular, ndërsa kompleton repartin me Shehun dhe Qazim Laçin, gjithashtu i rikthyer nga minuta e parë. Eksperimentet mbaruan dhe Shpendi e Daku kthehen të shohin Manajn në qendër të sulmit të kombëtares. Broja do të luajë në krahun e djathtë të ofensivës, ndërsa kush priste Hoxhën, duhet të qetësohet sepse në të majtë luan Akoma Bajrami.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI