Flash

Berisha: Çopja gati t’i falë Edi Ramës 5 miliardë euro, që të investojë 1 miliard

Lapsi.al 10 September 2025
Berisha: Çopja gati t’i falë Edi Ramës 5 miliardë

Lideri i opozitës deklaroi gjatë Mbledhjes së Kryesisë së, “forca kryesore e kësaj diktature është droga”. Ai përmendi klanin Çopja si një grup që është gati të futet në një marrëveshje me Ramën.

Berisha: Pra, por diktatura autoritare shqiptare, përveç kontrollit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në votim, kontrollit të hapësirës informative të qytetarëve, ka një forcë tjetër të padukshme, shkatërrimtare, të jashtëzakonshme.

Dhe kjo forcë janë 6 miliardë euro në dorën e një Çopja, Çopja apo Troplini, Troplini.

Miliardat e eurove në duart e kriminelëve anonimë apo të njohur, të gjitha kundër demokreacisë, ligjit, shtetit ligjor në Shqipëri.

Të gjitha me një padrino, një kryetar, që është Edi Rama.

Imagjinoni ju një njeri që quhet Franç Çopja, nuk ia kishim dëgjuar emrin kurrë, dhe ky del tani pa djersitur një ditë në punë, përveçse me kartelet, 6 miliardë euro.

Ky miq, është gati të falë Edi Ramës 5 miliardë, mjafton të investojë 1 miliard.

Kjo është!

Në qoftë se, në diktaturën totalitare, ideologjia marksiste leniniste konsiderohej forca kryesore lëvizëse, në diktaturën autoritare të Edi Ramës, droga dhe vetëm droga është forca kryesore lëvizëse.

Është droga, ajo që emëron ministra.

Është droga, ajo që emëron drejtorët e policisë.

Është droga, ajo që emëron prokurorin, deputetin, ajo që vendos në të gjitha nivelet.

38 mijë metër katrorë tokë publike iu falën kartelit Troplini me 5 kulla dhe 12 ndërtime në zonën Niko Dovanës në Durrës për punën që bëri.

Kudo që dëgjoni kulla është droga.

Janë qindra milionët e drogës prapa tyre.

Por, këtë situatë ne ia dolëm ta paraqesim, ta stamposim në disa dokumente ndërkombëtare dhe kjo është një arritje jo për ne, por për çdo shqiptar.

Sepse, nuk është e thjeshtë. Fuqia e drogës është misteri i kësaj diktature.

Forca korruptive e saj është e tmerrshme.

Por, ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që votuan ato rezoluta të rëndësishme, në të cilat u paralajmërua farsa elektorale.

Cilido që e lexon edhe rezolutën e Valencias, të gjithë rezolutat paralajmëruan se në Shqipëri do ketë një farsë elektorale.

Të këshilluara

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

Një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë ditën e sotme. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në orën 13:31 me atë greke. Epiqendra is...

13:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI