Flash

Berisha: Zgjedhjet nuk i njohim, por nuk bojkotojmë parlamentin

Lapsi.al 10 September 2025
Berisha: Zgjedhjet nuk i njohim, por nuk bojkotojmë parlamentin

Kreu i PD, Sali Berisha tha se opozita nuk do ta bojkotojë parlamentin, gjatë mbledhjes së Kryesisë ku foli me deputetët e rinj të opozitës. Berisha tha se ishte njohur me diskutimet për njohjen apo jo të parlamentit mes opozitarëve, por sipas tij opozita nuk do të lërë asnjë hapësirë bosh përballë autokracisë.

"Parlamentin do ta hapim prap me komision hetimor për zgjedhjet. Themelore: fjala e lirë, vota e lirë! T'i nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve. Komision për McGonigalin. E morët vesh çfarë dimensionesh planetare merr afera McGonigal ku është edhe Edi Rama me Duçkën e tij" u shpreh Berisha, që tha se opozita nuk do t'i njohë zgjedhjet e majit.

"Edhe një gjë dua t'ia them miqve që mendojnë si ne. Edhe në planin ndërkombëtar, miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë mbështetur paradhënie dhe koordinimi i kësaj beteje kërkon mbështetjen tek miqtë tanë kudo që janë" u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

Një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë ditën e sotme. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në orën 13:31 me atë greke. Epiqendra is...

13:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI