Flash

Protestat në Nepal/ Ministrin e hedhin në lumë dhe e rrahin me kamzhik (PAMJET)

Lapsi.al 10 September 2025
Protestat në Nepal/ Ministrin e hedhin në lumë dhe e rrahin me

Sitata në Nepal po vijon të bëhet edhe më rëndë me protesta shkatërruese. Pas djegies së selisë qeveritare dhe shtëpive të politikanëve, protestuesit kanë dhunuar edhe ministrat e qeverisë duke i detyruar të ecin në lumë të zhveshur lakuriq.

Një video ka "pushtuar" rrjetet sociale, ku shihet ministri i Financave që ecën në lumë dhe pas tij një protestues e qëllon me kamzhik dhe turma nga larg brohoret me gëzim për dhunën që ushtrohet ndaj tij.

Nepalit u përfshi nga trazira të dhunshme, pasi protestuesit sfiduan shtetrrethimin dhe morën rrugët e qytetit. Turmat dogjën Parlamentin, Gjykatën e Lartë dhe godina të tjera qeveritare. Autoritetet konfirmojnë të paktën 22 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa policia përdori armë zjarri, ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ushtria është dërguar në Kathmandu për të rikthyer rendin.

Revolta nisi pas bllokimit të rrjeteve sociale, por u shty nga zemërimi ndaj korrupsionit dhe mungesës së mundësive ekonomike. Protestat e udhëhequra nga brezi "Gen Z" konsiderohen si shpërthimi më i madh i dhunës politike në vend që nga shpallja e republikës në vitin 2008.

Ndërkohë ish-kryetarja e gjykatës së Nepalit, e vetmja grua që mban këtë post deri më sot, tha në një intervistë se kishte pranuar kërkesën e protestuesve të të njohur si “GenZ” për të kryesuar qeverinë. 73-vjeçarja Sushila Karki, ka deklaruar se të gjitha palët duhet të bashkohen për të gjetur një rrugëdalje nga kriza. /Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira rikthehet me ish partnerin?

Marrëdhënia mes Shakirës dhe Antonio de la Rúa-s është rikthyer në qendër të vëmendjes. Së fundmi, një video e regjistruar të shtunën, më 30 gusht, ka tërhequr ...

19:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI