Flash

A do të garojë për bashkinë e Tiranës? Flet mjeku Ilir Alimehmeti

Lapsi.al 11 September 2025
A do të garojë për bashkinë e Tiranës? Flet mjeku Ilir

Demokrati Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, ku foli rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri i njohur. Mjeku i njohur u shpreh se nuk priste asnjë risi nga kabineti i ri, pasi mandatet e mëparshmë të Ramës kanë treguar se i komandon ai të gjitha.

“Pak rëndësi ka kush emër është ministër, Rama i komandon të gjitha. Pastaj janë dhe zëvendësit. Edhe me ligjin e ri, firmat e vejnë drejtorët. Pamë dhe reagimet që askush nuk dinte asgjë. Vota politike ka rënë. Gjysma e ministrave duhet ta dinin ku ishin. Ky është një format bëje mirë bëje vetë”, tha Alimehmeti.

LEXO EDHE: Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

Më tej, Alimehmeti foli dhe për zgjedhjet që pritet të mbahen për bashkinë e Tiranës dhe mundësinë që ai të jetë kandidati i opozitës përballë Ogerta Manastirliut të shpallur sot nga kryeministri në Asamblenë e Përgjithshme të PS.

“Kemi një situatë kur kryeministri e la Tiranën në ilegjitimet dhe nuk e shkarkoi një kryetar bashkie që u fut në burg, kështu e ka ligji. Ai i dha urdhër këshillit bashkiak që të nisë procedurat. Ligjin duhet ta interpretojë gjykata.

Këshilli Bashkiak propozon... nuk e bëri sepse priste OK e Ramës. Çfarë i ndryshoi Ramës sot që e shkarkoi, ndryshoi ndonjë akuzë, jo.

LEXO EDHE: Ilir Alimehmeti kandidat i PD-së për Tiranën? Përgjigjet Berisha

Erdhi ndokush nga jashtë? Do flasim dhe ne brenda për brenda. Do kemi dhe ne forumet tona ku do të diskutojmë. Unë nuk flas asgjë përpara se të diskutoj në shtëpi. Besoj se dhe Berisha është me këtë qëndrim që në fillim diskutohet në shtëpi. Unë nuk punoj për lajme”, - deklaroi ai. /A2CNN

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI