Flash

Kabineti qeveritar "Rama 4": Nga konfirmimet, të larguarit dhe ministrja “robot”

Lapsi.al 11 September 2025
Kabineti qeveritar "Rama 4": Nga konfirmimet, të larguarit dhe

Kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit të ri qeveritar, nga punimet e Asamblesë Kombëtare.

Shtatë anëtarë të qeverisë nuk do të jenë më pjesë, ndërsa janë afruar 7 emra të rinj që do të jenë pjesë e Këshillit të Ministrave.

Ministrat e kabinetit të ri qeveritar:

Belinda Ballukut iu besua sërish posti i zv/Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjisë.

Për herë të parë në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar një grua.

Ajo është Albana Koçiu, aktualisht ministre e Shëndetësisë në detyrë. Ajo zëvendëson Ervin Hoxhën në krye të Ministrisë së Brendshme.

Me vendosjen në drejtim të një gruaje në krye, edhe institucioni do të quhet Ministria e Punëve të Brendshme.

Kështu, Ervin Hoxha largohet nga qeveria bashkë me Igli Hasanin.Ministrinë e Jashtme, Kryeministri Rama ia besoi Elisa Spiropalit, e cila lë drejtimin e Kuvendit.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bashkohen në një dhe stafetën ia beson sërish Blendi Gonxhes.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit i besohet Delina Ibrahimajt, që lë një ministri pa portofol, atë të Sipërmarrjes.

Mirela Kumbaro lë postin si ministre e Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa tashmë ministria e Mjedisit ndahet më vete dhe i kalon Sofjan Jaupaj, një emër teknik dhe tërësisht i ri në qeverinë Rama.

Mirela Kumbaro kalon te Ministria e Arsimit, pasi Ogerta Manastirliu do jetë kandidate e PS për Bashkinë e Tiranës.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, Rama sjell një emër të ri, Evis Sala, një profesore që lë Italinë për t’iu bashkuar kabinetit ‘Rama 4’.

Edhe Ulsi Manja do të largohet nga qeveria. Ai lë Ministrinë e Drejtësisë dhe në vend të tij emërohet Besfort Lamallari. Manja do të drejtojë komisionin parlamentar të ligjeve.

Po kështu për herë të parë në kabinetin qeverisës do të jetë edhe një ministër me Inteligjencë Artificiale. Diella, anëtarja e parë jo fizike, do të shërbejë për prokurimet publike.

Pirro Vengu rikonfirmohet në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i është besuar Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut.

Ervin Demo do të pasojë Arbjan Maznikun si ministër i Pushtetit Vendor. Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.

U rikonfirmuan gjithashtu Majlinda Dhuka si ministre e Shtetit dhe kryenegociate e Shqipërisë, së bashku me Adea Pirdenin si ministre Shtetit për Antikorrupsionin.

“Kjo ishte qeveria e re e eksperiencës së 12 viteve. Na priftë e mbara të gjithëve”, e mbylli fjalën Kryeministri Edi Rama pasi prezantoi kabinetin e katërt qeverisës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI