Flash

Mbështeti protestat kundër Vuçiçit, Novak Xhokoviç largohet drejt Greqisë

Lapsi.al 11 September 2025
Mbështeti protestat kundër Vuçiçit, Novak

Novak Djokoviç i ka regjistruar fëmijët e tij në një shkollë private greke, ndërsa familja e tij po shkon drejt një jete të re në Greqi, mes raportimeve se ai është vënë në shënjestër nga qeveria serbe për mbështetjen e protestave studentore.

Kampioni 24 herë i “Grand Slameve”, evenimentet më prestigjioze, i parë prej kohësh si hero kombëtar në tenis, është përballur me kritika të ashpra në muajt e fundit nga mediat besnike ndaj presidentit, Aleksandar Vuçiç, pasi tregoi solidaritet me demonstruesit.

Këto protesta shpërthyen dhjetorin e kaluar pas shembjes së tendës së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, e cila vrau 16 persona, teksa studentët fajësuan korrupsionin e dyshuar dhe kërkuan ndryshime politike.

“Si dikush që beson thellësisht në fuqinë e të rinjve dhe dëshirën e tyre për një të ardhme më të mirë, besoj se është e rëndësishme që zërat e tyre të dëgjohen. Serbia ka potencial të madh dhe rinia e saj e arsimuar është forca e saj më e madhe. Ajo që na duhet të gjithëve është mirëkuptimi dhe respekti. Me ju, Novak”, shkroi Djokoviç në media sociale në mbështetje të protestuesve.

Më vonë ai ia kushtoi një fitore në Australian Open një studenti të plagosur gjatë demonstratave, mori pjesë në një ndeshje basketbolli në Beograd i veshur me një bluzë ku shkruhej “studentët janë kampionë” dhe ndau imazhe të tubimeve masive me mbishkrimin “Histori, e mahnitshme”.

Tabloidët serbë reaguan duke e quajtur atë një “patriot të rremë” dhe duke e akuzuar se mbështet një të ashtuquajtur “revolucion me ngjyra”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI