Flash

Nga Tirana votohet Metropolitano për finalen e Champions 2027: UEFA, vendime të forta

Lapsi.al 11 September 2025
Nga Tirana votohet Metropolitano për finalen e Champions 2027: UEFA,

Një mbledhje për herë të parë në Tiranë, në Shtëpinë e Futbollit, e pasuar me vendime të rëndësishme. Në Spanjë do ta mbajnë mend mirë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që mori disa vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit europian e mbi të gjitha vendosi Wanda Metropolitano si stadiumin mirëpritës të finales së Champions League 2027.

Nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s votuan stadiumin “Metropolitano” të Madridit si vendin pritës të finales së Champions për vitin 2027. Ndërkohë, stadiumi kombëtar i Varshavës do të presë finalen e Champions League për vajza në vitin 2027, ndërsa finalja e Superkupës së UEFA/s do të luhet në Salzburg. Finalja e Champions League në futsall për vitin 2026 do të luhet në Pesaro të Italisë, finalja e EURO U-19 në futsall do të luhet në Astana ndërsa finalja e Europianit të futsallit për vajza për vitin 2027 do të luhet në Osijek.

Lexo më tej: Mbledhja e KE-së sjell UEFA-n në Tiranë: Ceferin luan futboll, për Serbinë nuk flitet

KE-ja e UEFA-s mori gjithashtu disa vendime të tjera dhe diskutoi çështjet si më poshtë:

Dëmtimet afatgjata të lojtarëve në fushë në kompeticionet e klubeve të UEFA-s për djem

Komiteti Ekzekutiv miratoi një ndryshim në rregulloret e kompeticioneve të klubeve të UEFA-s për djem 2025/26, për të lejuar zëvendësimin e përkohshëm të maksimumi një lojtari në fushë që pëson dëmtim ose sëmundje afatgjatë, gjatë fazës së ligës, deri në javën e gjashtë të ndeshjeve (e përfshirë). Arsyeja e këtij ndryshimi është të garantohet që listat e skuadrave të mos reduktohen në mënyrë të padrejtë dhe që lojtarët të mbrohen nga ngarkesa shtesë.

Bonuse për Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza 2025

Komiteti miratoi një shumë totale prej 1,000,000 € për shpërndarje, bazuar në renditjen e ekipeve në Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza, si më poshtë:

Vendi i katërt: 150.000 euro (15% rritje)

Vendi i tretë: 200,000 (20% rritje)

Vendi i dytë: 250,000 euro (25% rritje)

Vendi i parë: 400.000 euro (40% rritje)

Kërkesë për autorizimin e zhvillimit të ndeshjeve të kampionatit kombëtar jashtë territorit të UEFA-s

Komiteti Ekzekutiv diskutoi kërkesat nga RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) dhe FIGC (Federata Italiane e Futbollit) për të miratuar zhvillimin e një ndeshjeje të kampionatit kombëtar secila jashtë vendit të tyre, në veçanti jashtë territorit të UEFA-s. Komiteti e njohu këtë si një çështje të rëndësishme dhe në rritje, por shprehu dëshirën për të siguruar mendimin e të gjithë aktorëve përpara se të merret një vendim përfundimtar. Ka shumë çështje për t’u zgjidhur dhe, si organ drejtues i futbollit europian, UEFA ka përgjegjësinë të marrë parasysh të gjithë faktorët e tillë. Si rezultat, nuk u mor asnjë vendim sot, por UEFA do të ndërmarrë një raund konsultimesh me të gjithë aktorët e përfshirë në futbollin europian, përfshirë edhe tifozët.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI