Flash

Princ Harry thyen heshtjen pas takimit me Mbretin Charles

Lapsi.al 11 September 2025
Princ Harry thyen heshtjen pas takimit me Mbretin Charles

Princi Harry ka thyer heshtjen pas takimit të shumëpritur me  Mbretin Charles III, duke dhënë një përditësim të shkurtër mbi gjendjen shëndetësore të monarkut.

Duka i Sussex-it, 40 vjeç, u pa duke mbërritur në rezidencën Clarence House në Londër, ditën e mërkurë, për një “çaj privat” me babanë e tij. Takimi mes tyre zgjati 55 minuta – dhe shënon herën e parë që ata flasin ballë për ballë pas plot 20 muajsh.

Menjëherë pas bisedës mes babë e biri, autori i librit “Spare” iu përgjigj një kalimtari që e pyeti për gjendjen e mbretit, i cili është diagnostikuar me kancer.

“Ai është mirë, faleminderit,” tha Harry me një buzëqeshje.

Pas takimit, Princi Harry u nis drejt ndërtesës "Gherkin" në qendër të Londrës, ku mbajti një event të organizuar nga Invictus Horizons – një iniciativë e fondacionit të tij për të mbështetur të plagosurit në luftë.

Harry mbërriti me vonesë për shkak të trafikut të rënduar në Londër, i shkaktuar nga grevat në transportin publik. Si ish-anëtar i familjes mbretërore me detyra zyrtare, ai nuk përfiton më nga eskorta policore me drita blu.

Mbretit Charles, 76 vjeç, i cili udhëtoi nga rezidenca verore në Balmoral për të qenë në Londër, thuhet se kishte zhvilluar tri takime private atë ditë – një prej tyre me të birin. Megjithatë, vëllai i madh, Princi William, ishte i munguar në këtë takim, dhe raportohet se nuk ka pasur komunikim mes tij dhe çiftit Harry-Meghan prej vitesh.

Ky takim vjen në një kohë të ndjeshme për familjen mbretërore. Më herët këtë vit, Harry humbi betejën ligjore ndaj qeverisë britanike për të rifituar mbrojtjen e paguar nga taksat për veten dhe familjen e tij.

Në një intervistë për BBC pas vendimit, ai kishte deklaruar:

“Babai im nuk do të flasë me mua për shkak të gjithë kësaj çështjeje të sigurisë… por unë do të doja shumë të pajtoheshim. Jeta është e çmuar. Nuk e di sa kohë më ka mbetur me të.”

 

 

Të këshilluara

Princ Harry ribashkohet me Mbretin Charles

Princ Harry dhe babai i tij, Mbret Charles III, janë parë së bashku për herë të parë pas më shumë se një viti. Duka i Sussex mbërriti në Clarence House të Lo...

14:47

Akuza të reja ndaj Justin Baldoni

Justin Baldoni po përballet me akuza të reja nga një person anonim, i cili pritet të dëshmojë kundër tij në procesin gjyqësor me Blake Lively. Sipas një dekl...

15:10

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI