Flash

Rama 4/ Balluku del më e fortë në qeverinë e re

Lapsi.al 11 September 2025
Rama 4/ Balluku del më e fortë në qeverinë e re

Nga leximi i emrave të kabinetit të ri prej Edi Ramës u kuptua një gjë: Numri 2 i qeverisë së shkuar që e ruajti sërish këtë post, doli më e fortë pas ndryshimeve. Pothuasje të gjithë të vjetrit ndryshuan vend apo i humbën postet e tyre, ndërsa Belinda Balluku jo vetëm u konfirmua si zv/kryeministre, por ajo ruajti të gjithë teritorin e ministrisë me peshë që kontrollonte deri dje.

Qeveria e re/ Kush ikën dhe kush vjen nën Edin e Katërt

Por, kjo është vetëm ana e dukshme e medaljes. Që prej disa vitesh, kur Rama s'ka pasur më nerva të merret me punët rutinë të qeverisë ai i ka kaluar gjithnjë e më shumë kompetenca Belinda Ballukut. Në kuadër të këtij ndryshimi kryeministri lejoi zëvendësen e tij të propozonte edhe emra ministrash që i bindeshin drejtpërdrejt asaj.

Kështu, në korrik 2024, në ndryshimet që u bënë, kur ra nga ministër i brendëshëm Taulant Balla u vendosën tre njerëz të Ballukut: Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministër i Financave Petrit Malaj, Ministër i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

Në ndryshimet e këtij shtatori është larguar vetëm Hoxha. Ndërsa Malaj dhe Vëngu (qe rastesisht ishin ulur prane ne asamblene e sotme) mbetën në qeveri.

Pra, po të bëjmë një bilanc, Belinda Balluku jo vetëm që ka ruajtur postet e saj por ajo ka mbajtur në vendet e tyre edhe ministrin e financave dhe atë të mbrojtjes.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI