Flash

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

Lapsi.al 11 September 2025
Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi

“Një ministër i ri në Shqipëri i ngarkuar me prokurimet publike do të jetë i paprekshëm nga ryshfetet, kërcënimet apo përpjekjet për të fituar favore. Kjo sepse Diella, siç quhet ajo, është një robot i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale” – shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Në shkrim thuhet se kryeministri Edi Rama, i cili është gati të fillojë mandatin e tij të katërt, tha se Diella, që do të thotë "diell" në shqip, do të menaxhojë dhe japë të gjitha tenderët publikë në të cilët qeveria kontrakton kompani private për projekte të ndryshme.

“Diella është anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”, - citohet Rama nga prezantimi i kabinetit të tij të ri. Ajo do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet “një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni”.

Reuters shkruan se dhënia e kontratave të tilla ka qenë prej kohësh një burim skandalesh korrupsioni në Shqipëri, një vend ballkanik që ekspertët thonë se është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë paratë e tyre nga trafikimi i drogës dhe armëve në të gjithë botën, dhe ku korrupsioni ka arritur në korridoret e pushtetit.

“Ky imazh e ka komplikuar pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të cilin Rama dëshiron ta arrijë deri në vitin 2030, por që analistët politikë e thonë se është ambicioz. Qeveria nuk dha detaje se çfarë mbikëqyrjeje njerëzore mund të ketë për Diellën, ose nuk trajtoi rreziqet që dikush mund të manipulojë robotin e inteligjencës artificiale”- shkruan Reuters.

Diella fillimisht u lançua në fillim të këtij viti si një asistente virtuale e mundësuar nga inteligjenca artificiale në platformën e-Albania, duke ndihmuar qytetarët dhe bizneset të marrin dokumente shtetërore. E veshur me veshje tradicionale shqiptare, ajo ofron ndihmë përmes komandave zanore dhe lëshon dokumente me pulla elektronike, duke zvogëluar vonesat burokratike.

Jo të gjithë janë të bindur. Një përdorues i Facebook-ut tha: "Edhe Diella do të korruptohet në Shqipëri." Një tjetër shkroi: "Vjedhja do të vazhdojë dhe faji do t’i kalojë Diellës." Parlamenti i ri, i zgjedhur në maj, është planifikuar të mblidhet të premten, megjithëse mbetet e paqartë nëse qeveria do të votohet në të njëjtën ditë, shkruan Reuters. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI